Mos funksionimi i Gjykatës Kushtetuese në Poloni rrezik për demokracinë sipas Parlamentit Evropian, paralelizon Panariti: A vlen i njëjti standard edhe për ne?

455
Sigal

Ish deputeti i LSI-së, Edmond Panariti ka reaguar me anë të një postimi në Facebook, ku sjell rastin e mosfunksionimit të përkohshëm të Gjykatës Kushtetuese në Poloni, të cilin Parlamenti Evropian e ka konsideruar rrezik për demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

“A vlen i njëjti standard edhe për ne?”, shtron pyetjen ish deputeti.

Ja postimi i plotë i Panaritit:

Parlamenti Evropian e konsideron mos funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, rrezik për demokracinë dhe të drejtat e njeriut! A vlen i njëjti standard edhe për ne?

Ja si u shpreh në prill të 2016, me rezolutë Parlamenti Evropian për mos funksionimin e përkohshëm të Gjykatës Kushtetuese në Poloni : “Jemi seriozisht të shqetësuar se paralizimi i Gjykatës Kushtetuese në Poloni, përbën një rrezik për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin ligjor”