Mos e “noterizoni” konkursin e noterëve, zoti ministër!

1751
Sigal

Që të fitosh të drejtën për noter, duhet të praktikohesh 2 vite me kohë të
plotë, pranë një noteri të licencuar

 

Pas 25 vitesh ligjërim të shërbimit të noterisë në Shqipëri, Ministria e
Drejtësisë vendosi të krijoj decentralizmin e procesit të konkurrimit dhe
licencimit të noterëve. Këtë nismë e bëri fakt jo për ta hequr nga vetja
administrativisht, por për t’i dhënë të drejtën Dhomës Kombëtare të Noterëve, që
të organizoj dhe realizoj testimi-licencimin e noterëve. Ky është viti i parë,
që Ministria e Drejtësisë nuk e ka kryer vetë këtë procedurë testimi e
licencimi, por ia ka kaluar totalisht si procedurë Dhomës së Noterëve të Shqipërisë.
Mënyra e propozuar dhe praktika e zbatuar nga Ministria e Drejtësisë, për të
transferuar zhvillimin e provimit të Noterëve në Shqipëri, tek Dhoma Kombëtare
e Noterisë, ishte një ide pozitive tepër e mirëpritur prej kësaj dhome në parim
dhe në konkretizim. Por, zhvillimi i provimit tregoi, se rezultatet e pritshme
dhe ndërhyrjet e shumta në përzgjedhje emrash dhe në testim e në licencim, vazhduan
të bëhen nga politika dhe jeta shoqërore. Besojmë, se ky proces mund të quhet i
dështuar pse jo edhe i kompromentuar. Nisur prej këtij procesi të dështuar e të
kompromentuar, kërkohet prej zotit Manjani të bëhet pjesë e sfidës edhe përballë
Dhomës së Noterëve, për të nisur procesin e zbardhjes së këtij dështimi e komprometimi
të procesit të testimit të noterëve, bërë ky “test” verifikimi nën vëzhgimin e ekspertëve
të Euralius dhe ekspertëve të të drejtësisë pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë,
por edhe me angazhimin e plotë në këtë proces edhe të Shkollës së Magjistraturës,
me qëllimin që emrat e këtij procesi testimi e licencimi për noterë, të rimerren
në provim. Zoti ministër, të jeni të bindur, që një pjesë fituesve në provimin
për noter, do kenë mangësi të jashtëzakonshme dhe mungesë të bazës më elementare
të së drejtës: Ligjit për Noterinë, madje edhe më tepër. Ne nuk duam të besojmë
thashethemnajat që po qarkullojnë edhe brenda dhomës së noterëve, sipas të
cilave thuhet se ka pasur edhe nga ata “fitues” provimi për noterë, që kanë
dorëzuar fletët të bardha, duke u “udhëzuar” nga shefat e provimit, që t;I
dorëzojnë të paplotësuar, për t’u plotësuar për t’i “rregulluar’ pas mbylljes
së provimit. .Kjo, pasi një pjesë e konkurrentëve, ishin deklaruar “fitues”
disa ditë përpara se të bëhej provimi. madje edhe duke deklaruar pikët dhe
numrin rendor në listën e fituesve. E kemi fjalën, për licencimin e noterëve. Çfarë
ndodh? Në këto 25 vite, licencimi i noterëve është bërë me një plan shpërndarjeje
të numrit të tre, në raport me popullsinë, duke ndodhur edhe “çudira” të tilla
që janë licencuar 2-3 noterë në komuna e asnjë noter në qendrat e qyteteve. Ka
një ligj, për ushtrimin e te drejtës së profesionit të noterit, ku përcaktohen
jo vetëm normat e numerike të zonave ku ata do të shërbejnë, por edhe kriteret
se cilët kanë të drejtë të testohen, të merren në provim e të licencohen në këtë
profesion delikat për vetë faktin, se ka të bëjë me sigurinë dokumentare e pronësore
të institucioneve e të individit apo grupi. Ky ligj “Për noterinë” jo vetëm nuk
po zbatohet, pore dhe po shkelet hapur. Nuk e kemi fjalën për procedurat, pro për
kriteret e testimi të noterëve. Kujtojmë që nuk bëhet fjalë për testimin zhbllokuesve
të pusetave, për certifikuesit dhe “gardianët” e dokumentacionit të çdo sektori
pronësor e jetik. Pikërisht ky ligj nuk është zbatuar, duke shkelur hapur
kriteret e pranimit në testime dhe dhënies së licencave të diplomës “Noter”! Çfarë
ka ndodhur në pranimin dhe testimin e këtyre ditëve? Sot po publikojmë disa
shkelje faktike të pranimeve në testime dhe licencimeve klienteliste në shërbimin
noterial, ndërkohë që do të publikojmë të plotë skandalin me pranimin në testim
dhe me licencimet “noter”, të disa personave që nuk plotësojnë kriteret, por që
janë familjarë, miq, shokë, militantë politikë dhe klientë të përzgjedhur të
shtetarëve të lartë qendrorë e lokal, të cilët kanë hartuar listat. Ja më
konkretisht:

1. Brunilda Demiri ne
Korçë. Nr 9 tek fituesit. E ka mbështetur Niko Peleshi. Ka mbaruar agronomi, ka
marrë një diplome Kristali, punon në banke si arkëtare. Kur kjo është në punë 8
me 17 nuk e di si e ka bërë stazhin pranë një noteri.

2. Në Kavajë, në
provimin e zhvilluar në muajin korrik 2016, ka fituar provimin dhe licencën si
“notere”, zonja Manushaqe Verdha, e cila ka qenë dhe duhet të jetë ende sipas
ligjit në periudhën e stazhit (praktikës) nga data 04.02.2016 deri në datën 04.02.2018,
por është pranuar në provim, madje edhe është testuar e është shpallur fituese
për… notere!  Pra, kursantja Manushaqe
Verdha e cila sipas ligjit duhet të vazhdojë praktikën si kursante për notere
deri në prill 2018-ës, faktikisht është “diplomuar” si notere dhe aktualisht qe
prej korrikut 2016 ushtron aktivitetin si notere në Kavajë dhe më habia është fakti,
që ajo ka  zëvendësuar bashkëshortin e
saj në këtë zyrë noteriale!

3. Alvi Prevazi është
shpallur fitues e është bërë noter në korrik 2016, ndërkohë që ka detyrim të bëjë
dy vjet stazh, i cili sipas ligjit i përfundon korrik 2018-ës. Këtë e detyron Ligji
Nr 78, datë 01. 06. 1994 “Për Noterinë”.

4. Fitues, i renditur
në listë e fituesve me nr. rendor 13, mos u çuditshmi, por është Osman Roshi,  regjistruar në kundërshtim të plotë me
Nr
78, date 01. 06. 1994 “Për Noterinë”, mbasi nuk
figuron në regjistrin “Asistent noter”, por figuron në QKR si tregtar i një
dyqani me aktivitet “shitje celularësh” në Kavajë.