Mori pjesë në protestat e opozitës, kush është kandidati i ri që kërkon të bëhet deputet

1197
Sigal

Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës, Halil Jakimi, ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Jakimi ka aplikuar kësisoj për të marrë mandatin e kësaj force politike dhe për t’u bërë pjesë e parlamentit.

Përveç Myslim Murrizit e Rudina Hajdarit nga Partia Demokratike si dhe Lefter Kokës nga Lëvizja Socialiste për Integrim, të gjithë deputetët e rinj të opozitët kanë ardhur nga listat shumëemërore të saj në qarqe të ndryshme.

Aktualisht nga Partia Demokratike e kanë pranuar mandatin dhe janë pjesë e parlamentit: Lefter Maliqi, Ligoraq Karamelo, Majlinda Halili, Adriatik Alimadhi, Alban Zeneli e Arben Elezi.

Kurse nga listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim janë futur deri tani: Ediola Braho, Elda Hoti, Ylli Shehu, Edlira Hyseni, Aurora Mara, Enver Roshi, Edmond Rrushi, Ralf Gjoni, Eneda Koçiraj e Nimet Musai.