Mori 10% të votave, Valdrin Pjetri: Në demokraci është e mjaftueshme, Ademi të lirojë zyrën

497
Sigal

Ka fituar zgjedhjet e 30 Qershorit me rreth 10% tqë votave si dhe pa asnjë kandidat rival përballë për bashkinë e Shkodrës nga radhët e Partisë Socialiste, dhe këtë e konsideron si diçka të mjaftueshme në demokraci.

“Nuk jam në dijeni te ketyre anomalive. Kam marre 10.2% te votave dhe në demokraci kjo eshte e mjaftueshme per te qene kryetar bashkie”, tha Valdrin Pjetri.

Ndërkohë deklaratat e kryebashkiakes aktuale Voltana Ademit e cila kërkoi marrjen e bashkisë më të madhe të Veriut në menaxhim nga ndërkombëtarët, e konsideron si sit ë panevojshme dhe I kujton gjithashtu se duhet të lirojë zyrën pa harruar ta ftojë edhe për një shtrangim duarsh.

“Nga ndërkombëtarët Ademi s’ka pse kërkon ndërhyrje. Ademi pas vendimit të gjykatës do të duhet ta lirojë zyrën. Asgjë nuk na pengon për të marrë zyrën e Bashkisë. Voltana Ademi duhet të lirojë zyrën e Bashkisë. Unë pres nga ana qytetare një shtrëngim dore nga zonja Ademi, gjithsesi kjo nuk na pengon të ecim para dhe të marrim bashkinë e Shkodrës”, u shpreh Pjetri në konferencën me gazetarët në Shkodër.

Por çfarë mendimi dhe qëndrimi do të ketë kryebashkiaku i zgjedhur nëse Gjykata Kushtetuese nuk i njeh zgjedhjet e 30 Qershorit?

 “Mbi këtë projeksion do të organizoj edhe punën, nëse në tetor nëntor do të kemi ndrysim edhe bashkia e Shkodrës do t’i nënshtrohet ndryshimeve dhe fakteve të reja që do të kemi”, shton ai.

I pyetur nga gazetarët nëse do të përdorë policinë nëse kryebashkiakja në ikje Ademi nuk liron zyrën, Pjetri u përgjigj: “Ç’punë kam unë me policinë është vendim gjykate, ka përmbarues”, thotë Pjetri duke treguar po ashtu se dëshira e tij ka qenë të kishte një kandidat përballë.

Pjetri bëri edhe një zotim për të cilin mbetet për t’u parë nëse mandate i marrë me 30 Qershor do të jetë 4-vjeçar për të lidhur me punonjësit e administratës së bashkisë.

“Në bashkinë e Shkodrës ka njerëz teknikë, ne besojmë tek njerëzit profesionistë, do shikohet meritokracia edhe në stafin drejtues. Nuk e quaj hyrje me fshesë, nëse do largohet nga puna dikush që nuk ka përputhje me punën që bën nuk është fshesa e Valdrinit kjo. Fshesën do e lej në shtëpi. Duhet të ulem të shoh strukturën, se ndoshta struktura është edhe e fryrë, ato pjesë të financës mund të përdoren për një kopsht, një çerdhe”.

Referuar kërcënimeve të disa kryebashkiakëve të PD-së të cilët janë shprehur se nuk do t’i lirojnë zyrat për t’i lënë detyrën kryebashkiakëve të rinj, ai tha se është i prirur të mos e besojë se kjo do të ndodhë.

“Nuk jam i prirur ta besoj se si një qytetar i bashkisë së Shkodrës që ka mbajtur funksione të larta, mund të mos ekzektuojë një vendim gjykate. jam i pritur të mos e besoj. Të presim datën 13 në mëngjes, dhe prap do të jemi bashkë”, theksoi ai.

Pjetri risolli në vëmendje një shprehje të kryeministrit Edi Rama gjatë periudhës së fushatës elektorale, për të treguar se si Shkodra me mbështetjen e duhur financiare do të pësojëm sipas tij transforimime.

“Kryeministri Rama e ka thënë në mes të Shkodrës e ka thënë në mes të Vlorës, Shkodra do të jetë sfida ime personale në 4 vitet e ardhshme, kur më është propozuar kandidatura, i kam thënë Shkodra do mbështetje financiare: Po Valdrin, do ta ketë mbështetjen financiare”, – tha Pjetri.