Moore: Nëse nuk plotësohet KQZ, Kolegji Zgjedhor vlerëson procesin elektoral!

449
Sigal

Drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore, ka zhvilluar sot në Durrës takime me drejtues të pushtetit lokal lidhur me situatën parazgjedhore në vendin tonë. Zyrtari i lartë i DASH, Moor deklaroi se, SHBA do të monitorojë procesin parazgjedhor, ndërsa komentoi edhe situatën e krijuar në KQZ. Ai bëri apel që ajo të plotësohet, ndërsa shtoi se ka edhe institucione të tjera që mund të bëjnë vlerësimin e zgjedhjeve, pavarësisht se ai pranoi që kjo nuk do të ishte zgjidhja e duhur. Moore pranoi se, “nuk mund të them që Kolegji është një zgjidhje. Zgjidhja do të ishte kompromisi dhe diskutimet e mëtejshme mes qeverisë dhe opozitës në mënyrë që të kishte një konstituim të plotë të KQZ. Por asnjëra palë nuk po përpiqet që ta bëjë këtë. Ata po fokusohen te fushata. Roli i Kolegjit është i llojit të ndryshëm, por është pjesë e strukturave që merren me zgjedhjet. Nuk do të ishte një situatë perfekte, kur Shqipëria, nëse KQZ nuk do të ishte e plotë, do të mbështetej në institucione të tjera, të cilat janë gjithashtu, kushtetuese”, -tha ai.