Monitorimi e gjykimeve administrative

485
Sigal

Robert WILTON

Zëvendëskryetari i prezencës, së OSBE-së

 

Sot po prezantojmë Raportin tonë “Monitorimi i Gjykimeve Administrative në
2015, në gjykatat administrative të shkallës së parë dhe në Gjykatën
Administrative të Apelit”. Kjo veprimtari shënon kulmin e përfshirjes së
Prezencës së OSBE-së në fushën e drejtësisë administrative. Kur u ngrit sistemi
i gjykatave administrative, në nëntor 2013, qytetarët kishin pritshmëri të
larta nga drejtësia, mes tyre, gjykime të drejta dhe pa vonesa. Prezenca, duke
nderuar angazhimin afatgjatë të Shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së për të
garantuar shqyrtim gjyqësor të efektshëm të vendimeve administrative, filloi
projektin e monitorimit të drejtësisë administrative në Shqipëri, për të identifikuar
mangësitë dhe mënyrat për t’i plotësuar ato. Monitorimi i Prezencës synonte të
vlerësonte nëse sistemi i ri i gjykatave administrative funksionon në përputhje
me standardin ndërkombëtar për gjykim të drejtë dhe me ligjin për Gjykatat
Administrative. Në lidhje me kohëzgjatjen e gjykimeve, prezenca konstatoi
faktin pozitiv se shqyrtimi i çështjeve nga gjykatat e shkallës së parë është
relativisht i shpejtë. Nga ana tjetër, për shumicën e gjykatave administrative
të shkallës së parë, infrastruktura që duhet të mundësojë akses të efektshëm në
gjykata rezultoi e pamjaftueshme. Në lidhje me të vetmen Gjykatë Administrative
Apeli në vend, monitorimi tregoi, se kuadri ligjor nuk e ndihmon ngarkesën e
punës që ka aktualisht kjo Gjykatë. Prezantimi i kolegëve të mi do të japë më
shumë hollësi mbi gjetjet dhe do të paraqesë disa rekomandime. Shqipëria nuk e
ka luksin që të vazhdojë të vonojë drejtësinë. Gjykatave iu duhen akorduar
burimet e nevojshme që të përmbushin detyrat në mënyrë efikase, që rikthen besimin
dhe pritshmërinë e qytetarëve tek institucionet. Dua të falënderoj të gjithë që
kanë kontribuuar në përgatitjen e këtij raporti: gjykatat, kancelarët,
kryetarët, gjyqtarët dhe nëpunësit e gjykatave. Mbështetja juaj ka qenë
thelbësore për suksesin e tij. Gjithashtu, më lejoni t’i shpreh mirënjohjen
edhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë dhe Akademisë “Folke
Bernadotte” Academy, Suedi, për kontributin financiar që kanë dhënë.
Përpjekjet tona të përbashkëta janë materializuar me sukses në raportin e
monitorimit dhe në organizimin e kësaj veprimtarie. Shpresojmë që raporti do të
krijojë bazën për angazhim të mëtejshëm në fushën e drejtësisë administrative,
në dobi të aktorëve të ndryshëm të drejtësisë administrative, por sidomos në
dobi të qytetarëve shqiptarë. Te ne e keni derën hapur për sugjerime
konstruktive dhe ide se si të mbështesim sa më mirë aktorët e drejtësisë
administrative në sfidat e tyre të përditshme për dhënien e drejtësisë.