Monika Kryemadhi zgjidhet Kryetare e LSI: Do e çojmë për skrap qeverinë e krimit

517
Lëvizja Socialiste për Integrim zhvillon sot Konventën Kombëtare për të zgjedhur Kryetarin dhe Zv.Kryetarin e ri të partisë.
Monika Kryemadhi u zgjodh kryetare e LSI me votë unanime të rreth 2600 anëtarëve të Konventës.
Në fjalën e parë si kryetare e LSI Kryemadhi tha se LSI-ja do të jetë modeli i opozitës që u duhet qytetarëve. Ajo tha se kjo opozitë do e çojë për skrap qeverinë e krimit.
“Në fjalën e saj, Kryemadhi tha se LSI-ja është forca kryesore opozitare në vend. “Shumica e shqiptarëve zgjidhen bojkotin masiv si rezistencë ndaj banditizmit masiv që shpërtheu më 25 qershor. Tani kemi një punë te madhe, rezistencën pasive të shqiptarëve ta kthejmë në një mase që del hapur proteston në sheshe dhe kërkon drejtësi. Ne do të jemi një forcë udhëheqëse opozitare. Ne do çojmë për skrap qeverinë e krimit të organizuar”,- tha Kryemadhi
Sigal