Monika Kryemadhi vjen me një mesazh ndryshe: Mos ngurroni! Përqafojini fort prindërit në çdo ditë të jetës!

510
Sot, në ditën e kushtuar prindërve deputetja Monika Kryemadhi i ka kushtuar një dedikim të veçantë dhe plot fjalë emocionuese nënës së saj.

Teksa ka publikuar një foto me zonjën Fatime, Kryemadhi i shpreh mirënjohjen për dashurinë dhe ndihmën e pakursyer që i ka dhënë në çdo moment të jetës dhe i kërkon shumë ndjesë për herët që nuk i ka kushtuar shumë kohë për shkak të angazhimeve të saj.

Postimi i plotë i deputetes Monika Kryemadhi
Ky përqafim konkuron dhe ngrohtësinë e diellit. Kjo është Fatimja, mami im, njeriu i palodhur dhe që nuk ankohet kurrë. Çdo ditë i jam mirënjohëse për dashurinë dhe ndihmën e pakursyer që më ka dhënë çdo moment të jetës time. Por sot, në ditën e kushtuar prindërve, dua t’i kerkoj ndjesë për të gjjtha herët që e kam neglizhuar për shkak te punëve, për të gjitha rastet kur i jam përgjigjur me vonesë në telefon, për të gjitha netët e vështira që ka kaluar me problemet tona. Si çdo nënë je më e mira në botë për fëmijët e tu, mua dhe Drinin. Dhe ne te duam më shumë se botën, ndonëse bëjmë gabim që nuk ta themi çdo ditë.

Mos ngurroni! Përqafojini fort prindërit në çdo ditë të jetës!
Sigal