Monika Kryemadhi: Vetëm dje, qeveria iu vodhi shqiptarëve 100 milionë euro

627
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka qenë e pranishme në një takim me strukturat e partisë në njësinë 8, ku edhe këtë herë ka bërë thirrje të gjithëve për të dalë në protestë në datën 27 janar. Sipas Kryemadhit ka arsye pa fund për të protestuar, ka arsye për të gjithë të sëmurët për të marrë shërbimin falas, që jo vetëm nuk u është bërë falas, por edhe u është rritur çmimi për këtë shërbim. “Dje shqiptarëve iu vodh prapë 100 milionë euro të tjera shqiptarëve me aeroportin e famshëm të Vlorës, që iu dha me koncesion një kompanie private turke, por të gjitha këto para me të cilat do të ndërtohet ky aeroport do të jenë nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. Edhe pse do jetë aeroport privat, taksapaguesit shqiptarë do jenë ata që do paguajnë”, theksoi Kryemadhi. Sakaq Kryemadhi kujtoi 27 janarin si ditën kur të gjithë duhet të protestojnë. “T’i rikthejmë shqiptarët që të protestojnë, sepse vetëm duke protestuar ne mund t’u japim shanse njerëzve që ky vend mund të bëhet. Për një vend demokratik, që ne kemi aspiruar gjithnjë, njerëzit duhet të protestojnë”, u shpreh ndër të tjera Kryemadhi.
Sigal