Monika Kryemadhi: T’u kthejmë institucionet shqiptarëve. Ky parlament është një vegël në dorën e krimit

540
Sigal

Monika Kryemadhi: Të gjithë socialistët të largohen prej Edi Ramës, ai nuk është Partia Socialiste, ai është një segment kriminal

Sot shohim një parlament, që i është dhënë me koncesion krimit të organizuar. Ky parlament tregon që është një vegël në dorën e krimit të organizuar, por mbi të gjitha është një detyrë e jona për t’u përballur si një detyrim ndaj 600.000 votuesve, që na kanë votuar, që na kanë besuar dhe që besojnë te demokracia.

Poema e Mjerimit 2018

Janë 500.000 shqiptarë të tjerë, të cilët kanë ikur për shkak të varfërisë dhe për shkak të luftës, që krimi i organizuar i ka shpallur atyre, sidomos të rinjve. Qeveria e kukullave apo cirku shëtitës i Edi Ramës, që tashmë ka më lirë miellin e kokainës, se sa miellin e bukës për shqiptarët e varfër, sot ikën dhe ndihet i lumtur dhe krenar, që shqiptarët janë të varfër. Edi Rama nuk ka nevojë për mirëqenien e Evropës, nuk ka nevojë për ndihmën e Evropës, sepse vetë ai ka një mirëqenie për familjen e tij dhe veten e tij dhe entuarazhin e tij të krimit të organizuar. Por, shqiptarët kanë nevojë për të bërë gjërat, të cilat i kanë aspiruar dhe i ëndërrojnë në 27 vjet demokraci dhe pluralizëm, që ne jetojmë. Krimi, droga çdo gjë që ka uzurpuar këtë vend, në fakt na japin disa objektiva shumë të mëdha, që ne si opozitë nuk duhet të ndalojmë.

T’u kthejmë Shqipërinë shqiptarëve

Kemi detyrimin moral ndaj qytetarëve, ndaj shqiptarëve, por detyrim dhe ndaj socialistëve, të cilët u mashtruan dhe votuan në 25 qershor Edi Ramën, për t’ia kthyer Shqipërinë shqiptarëve dhe për ta larguar nga duart e krimit të organizuar. Sot ne duhet të jemi më të qartë se kurrë, për t’i thënë Edi Ramës dhe kriminelëve të tij, që ata janë vetëm. Nuk janë shqiptarët – kukullat e veta, që ka këtu në parlament. Nuk janë shqiptarët, as ministrat dhe as ministret e tij, të cilat i ka me burra të ngatërruar me krimin e organizuar, me familjarë të ngatërruar me krimin e organizuar, me vëllezër dhe motra të ngatërruar me krimin e organizuar dhe me trafikun e drogës, por shqiptarët janë të gjithë ata, burra dhe gra, pensionistë, djem dhe vajza, studentë dhe gjimnazistë, të cilët luftojnë çdo ditë për bukën e gojës, dhe luftojnë çdo ditë për të pasur një vend pune, për të pasur një jetë më të mirë. Edi Ramai i do shqiptarët të varfër, Edi Rama i do shqiptarët të kapur, sepse vetëm në këtë mënyrë ai do të mbretërojë në mbretërinë e tij të krimit të organizuar. Por Edi Rama nuk di një gjë. Edi Rama nuk ka kuptuar akoma që momentet e tij janë drejt fundit. Nuk ka më asnjë njeri, që ta mbrojë atë. Ndihet më i fortë, ndoshta për shkak të kriminelëve, që ka rreth vetes së tij, ndihet i fortë për paratë, që ka dhe i përdor për të paguar media, televizione, të huaj, por nuk kupton një gjë tjetër, që shqiptarët nuk i blen dot. Mund t’ju blejë varfërinë, por shpirtin jo. Sot parlamenti është i qetë, sepse të gjithë përfaqësuesit dhe ambasadorët e krimit të organizuar në këtë sallë, kanë dalë jashtë, por kjo nuk do të thotë që misioni ynë është vetëm këtu në këtë foltore. Misioni ynë është për t’i sensibilizuar shqiptarët, jo vetëm me protesta, por për t’i sensibilizuar për të kundërshtuar çdo veprim arbitrar, çdo uzurpim të pronave për të kundërshtuar çdo veprim të paligjshëm. Ashtu siç kërcënon Edi Rama çdo ditë qytetarët, ashtu të çohen dhe qytetarët dhe bashkë me ne, ju të kërcënojmë Edi Ramën, por ta largojmë atë. Sepse largimi i Edi Ramës nuk është vetëm shpëtim për shqiptarët, por është shpëtim për Edi Ramën dhe familjarët e tij. E them këtë, sepse vetëm kështu ai do të mund të gjejë qetësi në shpirtin e tij të trazuar, i cili nuk e lë më të flejë i qetë. Por qetësia, e cila atij i mungon, ai nuk mund ta gjejë dot, duke terrorizuar shqiptarët, por e vetmja mënyrë e tij është të largohet sa më shpejt. Të iki, të jetë i qetë dhe t’i krijojë hapësirë vetes së tij në llumin e vetë që ka rënë. Llumi dhe era e keqe që ka uzurpuar Edi Ramën nuk ka pse ta kalojë dhe ta tjetërsojë te shqiptarët.

Edi Rama nuk është Partia Socialiste

Unë do të lutem nga kjo foltore, edhe pse nuk janë, të gjithë socialistëve që të largohen prej tij, sepse ai nuk është Partia Socialiste, ai është një segment kriminal, i cili rrëmbeu PS-në 11 vjet më parë dhe faktikisht nga një PS e vlerave të socialdemokracisë, e tjetërsoi në partinë e krimit, të trafikut dhe të mjerimit të shqiptarëve. Prandaj, nga foltorja e parlamentit, u bëj thirrje të gjithë atyre socialistëve të ndershëm, edhe atyre pak deputetëve, që janë këtu në këtë sallë si përfaqësues të PS-së, të sensibilizojnë partinë e tyre dhe të largojnë Edi Ramën, nëse duan ta shpëtojnë atë. Në të kundërt, historia e PS, prej 80 vjetësh, është e destinuar për t’u mbyllur në këtë vit.