Monika Kryemadhi tregon për buqetën e vetme me lule që i dhuroi Iliri: Pse nuk vura gjumë në sy për dy javë

512
Monika Kryemadhi vjen sot në një rrëfim ndryshe në “Këndin e Ekselencës” në emisionin “Vila 24”. Teksa ka treguar momente të ndryshme të jetës familjare, raportet me Ilir, ardhja në jetë e fëmijëve, dhe sfidat në politikë, Kryemadhi është ndalur edhe tek disa tipare të karakterit të bashkëshortit të saj.
Ajo thotë se Iliri nuk është i dhënë pas dhuratave dhe surprizave, ndërsa tregon edhe emocionet dhe habinë që i ka dhënë momenti kur ka marrë për herë të parë dhe të fundit një buqetë me lule prej tij.

“Nuk është njeri që bën dhurata. Në 23 vite kam marrë vetëm një buqetë me lule. Nuk kam fjetur dy javë vetëm për faktin se Iliri me dhuroi lule”, thotë Monika 

Sakaq, ajo i është përgjigjur pyetjes se çfarë e bën të jetë e dashuruar me të.
“Të qenit burrë”, thotë ajo.
Sigal