Monika Kryemadhi: Të ikë Rama, “Xhafaj” një pikë në oqeanin e zullumeve të qeverisë

200

Prononcimi i Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi

Është shumë e qartë për Shqipërinë dhe për të gjithë shqiptarët dhe sidomos për Edi Ramën për progres raportin i cili ka dalë në prill. Janë 37 faqe raport ku ka vetëm 7 kushte që po t’i mbledhësh në një, përfundojnë në rezultatin që duhet të iki Edi Rama në mënyrë të tillë që të hapen negociatat. Lufta kundër krimit dhe trafikut të drogës janë gjërat më kryesore të cilat e kushtëzojnë hapjen e negociatave të Shqipërisë. Unë mendoj që hapja e negociatave të Shqipërisë nuk ka lidhje me klasën politike, ka lidhje me shqiptarët. Prandaj sot më shumë se kurrë kërkojmë ikjen e Edi Ramës me të gjithë grupin e tij të trafikimit të cilët kanë arritur të bllokojnë negociatat. Largimi Ii Edi Ramës është shans për shqiptarët që me datën 7 qershor europianët t’i thonë po Shqipërisë. Qoftë edhe duke na vendosur kushte shumë të vështira ne jemi të gatshëm t’i marrim përsipër ato kushte në mënyrë të tillë që shqiptarëve t’i jepet shansi për të qenë anëtar të Bashkimit Europian. Mendoj që kjo është gjëja më e rëndësishme dhe më e domosdoshme për të cilën ka nevojë çdo shqiptar në këtë ditë shumë të bukur me shumë diell faktikisht por që është shumë e zymtë ekonomikisht dhe shpirtërisht për shqiptarët.

Znj. Kryemadhi Z. Basha proteston dhe kërkon dorëzimin dhe largimin  e Ministrit Xhafaj, nga detyra ju kërkoni largimin e Ramës, pse nuk bini dakord?

Unë mendoj që është paketë. Mos u shqetësoni, se këtu nuk është çështje emri, është çështje filozofie, është çështja e antivlerës e cila është instaluar në qeverisjen shqiptare që kushtëzon çdo ditë  e më shumë integrimin dhe zhvillimin e Shqipërisë. Gjë për të cilën ne kemi 27 vjet që aspirojmë për të pasur një Shqipëri Europiane.

Ju vetë besoni te implikimi i ministrit Xhafaj?

Faktet janë shumë të qarta megjithatë unë nuk mendoj që kjo është çështja kryesore sepse e kemi thënë gjithmonë është një pikë në oqeanin dhe llumin e zullumit që Edi Rama ka instaluar në Shqipëri. Largimi i Edi Ramës largon çdo problematikë dhe do ti japi shpresë shqiptarëve.