Monika Kryemadhi: Të gjithë në protesta, Edi Rama nuk mund të blejë shpirtin e shqiptarëve

626
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi iu ka bërë thirrje gjithë simpatizantëve të LSI-së dhe shqiptarëve që të marrin pjesë masivisht në protestën e 27 janarit. Gjatë një takimi me strukturat e kësaj force politike në njësinë nr.1, Kryemadhi tha, se të gjithë duhet të dalim derë më derë për të bindur shqiptarët të dalin në protestë dhe të mos kenë më frikë nga Edi Rama. Gjithashtu ajo shtoi se Rama iu bleu shqiptarëve varfërinë, por kurrë nuk do t’ju blejë shpirtin. “Shqipëria sot nuk është më një vend që po prodhon stabilitet, por është kthyer në një qendër të krimit të organizuar dhe kështjellë e trafikut të drogës. Unë ju ftoj që të mos ndalemi në asnjë moment. Nuk është e thënë për të folur për LSI-në, sesa nuk duhet të ndalemi për t’i treguar shqiptarëve që nuk duhet të kenë frikë. Edi Rama më datë 25 qershor iu bleu varfërinë dhe hallet shqiptarëve me paratë e drogës. Sado të mundohet të blejë edhe publicitetin apo edhe fasadën e famshme mediatike të tij, ai kurrë nuk do t’iu blejë shpirtin shqiptarëve. Pse? Sepse nuk kanë guxuar ta bëjnë edhe burra më të zotë se ai, edhe pse ai mundohet të impresionojë dhe të frikësojë shqiptarët, e gjithë kjo do t’i kthehet në kokë atij. Edhe pse ai tenton të përdorë të ashtuquajturën reformë në drejtësi, e cila mori 140 vota, ku pa votat e LSI nuk do kalonte me konsensus të plotë. Pa votat e LSI-së, nuk do kalonin 7 ligjet e famshme të reformës në drejtësi, të cilat ne i votuam me sy mbyllur dhe pa mëdyshjen më të vogël, për të vetmen arsye, se hyri garant BE-ja dhe SHBA. Nëse kjo reformë do të kapet siç është kapur nga falangat e krimit të organizuar, nuk mbetet gjë tjetër veçse kjo reformë, ashtu siç e kapën, do iu rikthehet atyre në kokë. Dua t’ju them edhe një gjë tjetër, që ju e dëgjoni shpesh nëpër televizione nga tellallët e Edi Ramës, që LSI-a paska frikë. LSI-a nuk ka frikë nga asgjë. Me të vërtetë ka qenë në qeveri për 8 vjet, 4 me PD e 4 me PS, por në pushtetin me të dyja partitë, shumë i vogël ka qenë pushteti dhe shumë pak gabimet e LSI-së. Prandaj, po ju them edhe një gjë.” është shprehur në fjalën e saj kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi.
Sigal