Monika Kryemadhi takim me senatorin amerikan: Vëmendje për Shqipërinë

485
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, përmes një postimi në facebook, bën të ditur se është pritur në një takim me senatorin amerikan, Christopher Coons me të cilin ka ndarë problemet aktuale të Shqipërisë.

Postimi i plotë

Me Z.Christopher Coons, Senator i Delaware dhe stafin pata kënaqesinë të ndaja mjaft probleme çështje të brendshme në Shqipëri, por edhe disa nga argumentet më të nxehta të politikës së jashtme të rajonit tonë. Kërkova një vemendje më të shtuar të SHBA dhe Senatit të saj për Shqipërinë

.