Monika Kryemadhi: Shqiptarët janë pa drejtim, ndaj çdo ditë të ngremë zërin për hallet dhe bukën e tyre të përditshme

651
Sigal

                        Intervista
e Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi për emisionin
Real Story të gazetarit Sokol Balla në Vizion Plus

 Znj.Kryemadhi
sapo jeni kthyer nga Lezha në një vizitë ku keni takuar jo thjesht banorët e
zonave…

Duke qenë kryetare e një partie që është në
opozitë e cila ka marrë një pozicion të hapur jo vetëm si opozitar por edhe
qëndrestar. Detyra ime është për të takuar strukturat e partisë. Sigurisht që
sot në Lezhë, nesër ne  Elbasan, pasnesër
në Shkodër e me rradhë në gjithë Shqipërinë. Për tu takuar dhe për të bërë gati
të gjitha strukturat e partisë për hapat e njëpasnjëshme si opozitë ditët e
ardhshme dhe muajt e ardhshëm.  Në Lezhë
kishim për tu takuar me njerëz të ndryshëm, me familjarë…

Është
zona e arrestimeve…

E arrestimeve por dhe e përmbytjeve por që
nga arrestimet dolën sot me ç’pamë, më shumë ishte një shoë politik, për ti
fërshëllyer lezhianëve që duhet të pergatiten për zgjedhjet lokale. Por që ka
qenë një veprim shumë i gabuar. Historia e mafias së tokës në Bashkinë e Lezhës
ka qenë një histori e hershme, të cilën edhe unë e kam denoncuar disa herë në
parlamentin e kaluar këtë problem. Sepse nuk ka të bëjë vetëm tjetërsimin e
tokës por edhe më shumë probleme të tjera, legalizimi i shtëpive të asaj zone.
Ashtu sikurse ka të bëjë edhe me pallatet shumëkatëshe të ngritura në brigjet e
Shëngjinit. Ashtu siç ka të bëjë edhe më shumë investime të tjera. Kanë probleme
shumë të mëdha qoftë përsa i përket çështjeve pasurore apo tjetërsimit të
pronës. Unë do doja ta theksoja që edhe familjarë të të ndaluarve kam takuar
nuk kam pse ta fsheh. Për të dëgjuar edhe versionin e tyre sepse ne sot kemi
një inflacion informacioni ku sot media shqiptare për fat të keq perballet me
një presion të pushtetit i cili detyron mediat për të besuar një deklaratë të
policisë së shtetit sesa për të besuar atë çka ndodhur në të vërtet. Unë doja
të theksoja që arrestimet e bujshme janë kthyer në propagandë. Unë mendoj që
përsa i përket kryetarit të bashkisë apo nënkryetarit, apo njerëz që janë
paraqitur disa herë përballë prokurorisë edhe e kanë ditur një gjë të tillë.
Nuk ka pasur arsye për ti arrestuar por mund të kalojnë procesin gjyqësor dhe
nuk kemi pse ti intimidojmë njerëzit. Mos harrojmë që ne jemi një vend i vogël
ku të gjithë njihen me njeri tjetrin dhe nuk kemi pse të krijojmë situata të
tilla të rrezikshme të cilat nesër mund të kenë pasoja.

Ju
thoni ka një llogari politike pas këtyre veprimeve?

Ndoshta unë nuk mund të bëj rolin e
prokurores, sepse nuk kam parë dosjet,as nuk jam gjyqtare, mendoj që është
shumë shpejt për të krijuar veprime të tilla. Për tu arrestuar duhet arrestuar
dhe kryebashkiaku i Fierit i cili ka spostuar inceleratorin e plehrave n në një
tokë buke  të nivelit të parë. Përpara
syve janë dokumenta, janë procedime të lejeve mjedisore dhe është një popull i
tërë një zonë e tërë e ngritur në protestë. Janë ngritur disa komuna në
protestë  dhe reagimi nga prokuroria ka
qenë zero, apo nga policia e shtetit. Kemi rastin e tjetërsimit të pronave në
Kavajë ku ish-kryebashkiaku i Kavajës ka qenë një nga personat më të atakuar…

 Dhe në fakt u arrestuan njerëz të tjerë dhe
sot kanë dalë të pafajshëm dhe pas janë mbajtur nga 100 ditë në burg. Janë
gjera që jo vetëm intimidojnë njerëzit, por çuditërisht këta njerëz kanë
gjithmonë njerëz të cilët ndalohen në mënyrë të padrejtë dhe pastaj dalin të
pafajshëm, janë njerëz të cilët kanë qëndrime të kundërta politike me Kryeministrin
e radhës që kemi ne sot.

Pra, ju thoni që ka njëfarë përputhshmërie
me axhendën politike?

Unë nuk do doja ta besoja, por realiteti në
të cilën ne jetojmë, është një axhendë politike e Prokurorisë shqiptare, por
fundja fundit kjo është një zgjedhje që ata kanë marrë dhe do mbajnë
përgjegjësinë e tyre. Sepse në fund të ditës, gjithsecili mban përgjegjësi për
veprimet e veta.

Kam përshtypjen se ndërkohë që ishit në
fushatë, ju dhe Kryetari historik i partisë, Ilir Meta, ishit në të njëjtat
tone luftarake, fushatë e ndezur. Dukej sikur vetëm LSI ishte në opozitë me
qeverinë…

Gjithë opinioni publik dhe mediat, dhe
statuset në Facebook të deputetëve qoftë socialistë, qoftë demokratë, ishin të
mbushura që do qeverisnin të dyja bashkë. Dhe nuk ka asnjë lloj problemi.

Ka përshtypjen që ndërkohë që z. Meta vajti
në Presidencë ka qenë shumë më i paanshëm do thoja unë, ka kthyer fare pak
ligje, ka bërë një oponencë e cila ka qenë e strukturuar, e justifikuar,
ndërkohë kam përshtypjen që ju vazhdoni të jeni disi në fushatë…

Unë nuk flas për z. Meta fare, por po flas
si Monika dhe si kryetare e LSI-së.

Kam përshtypjen që ju si kryetare LSI-e, e
vjetër dhe e re, keni shumë format fushate do thosha unë dhe pak formatin e një
lideri të vërtetë. Kjo do të thotë që jeni shumë e aftë për të kapur dhe për të
menaxhuar krizat e ditës, por kam përshtypjen që njerëzit presin në format
paska më vizionar. Pra, më dukeni pak kryetare partie dhe më së tepërmi njeri
me shpirt fushate, ndërkohë kur nuk ka një të tillë…

Shqiptarët nuk kanë nevojë për fushatë sot,
por kanë nevojë për drejtim sepse janë asgjëkundi. Ndoshta keni shumë të drejtë
për atë që konceptoni, por unë mendoj që sot populli diskuton për bukën e
përditshme, nuk flasin se çfarë do bëhet pas 20 viteve. Ajo çka unë po them
është shumë problematike dhe menaxhimi i `hipokrizave` është si puna e
shprehjes gurë gurë bëhet kalaja. Situata në të cilën ne jemi është me të
vërtetë alarmante dhe kjo është më se e vërtetë. Të paktën kjo shihet sot në
media, por faktikisht ajo që jepet në parlament ku për çështjen e ndihmës
ekonomike, ishte shumë e qartë. Ne kemi paketa antivarfëri ndaj krizave të
ndryshme ekonomike për familjet që janë pjesë e skemës së rimbursimit. Kjo
është shumë   e thjeshtë për tu bërë dhe mjaft e realizueshme.
Ka shumë familje të cilët marrin 240 dollarë në muaj dhe brenda 2 viteve janë
të detyruar të dalin nga skema sepse gjatë këtyre viteve unë i ofroj profesion
si shtet. Pra, ne kemi edhe kryeministrin që thotë se punë ka por s`ka
profesionistë, por vendosja në këtë skemë, të krijojmë atë që po bëjmë gati për
propozimin në Komisionin e ekonomisë, për sa i përket uljes së taksave. Kjo gjë
duhet bërë në mënyrë emergjente dhe duhet bërë si strategji kombëtare. Siç e
kemi paketën antivarfëri, po ua propozojmë këtë gjithashtu me paketën fiskale
pasi janë të domosdoshme, qoftë për nivelin e TVSH-së për nivelin bazë apo
nivelin e taksave dhe për krijimin e një formaliteti. Pra në luftën kundër
formalitetit, që e quajmë vendosjen e taksave shumë të larta, e cila vetëm
varfëron njerëzit, ne jemi për të bërë një paketë dhe një strategji kombëtare.
Unë nuk e shikoj si kompleks që të ulen të gjitha palët politike, të gjithë
ekspertët e të gjitha partive politike dhe t’i propozojnë biznesit shqiptar një
skemë për të dalë nga kjo krizë, nga kjo situatë e
tmerrshme.   Një skemë, e cila do të sjellë jo vetëm më shumë të
ardhura për buxhetin e shtetit, jo vetëm do formalizojë ekonominë shqiptare,
por do të krijojë vende të reja pune dhe do të thithë investime të huaja. Ne,
me mbarimin e TAP-it dhe projektin e Kalivaçit, nuk kemi më investime të huaja.
Këto investime në Shqipëri do të bien gropë dhe ky është një nga problemet më
të mëdha të vendit. Një pjesë e këtij mëkati politik jemi edhe ne vetë, pasi ne
nuk kemi menduar një politikë ekonomike afatgjatë. Të gjitha partitë politike
që kanë drejtuar, ku bën pjesë edhe LSI, asnjëherë nuk e kanë parë dhe menduar
hartimin e një politike të tillë ekonomike afatgjatë, që duhet thënë se është
tepër e domosdoshme për shqiptarët. Për shkak të kësaj politike transitore ne
çfarë kemi? Kemi një klasë politike, e cila nuk gjen gjuhën e përbashkët me
njëra – tjetrën, kemi  një ekonomi mjaft të brishtë, për të mos thënë
të rrënuar dhe mbi të gjitha kemi një situatë kur çdo ditë e më shumë njerëzit
po largohen nga ky vend. Kjo shpërngulje kaq e madhe çfarë sjell? Kjo sjell
rrezikun e rikthimit të vizave. Për këtë arsye unë i kam dërguar komisionerit
Hahn ku i kërkoj hapjen e negociatave pa kushte për Shqipërinë, duke harruar
dhe problemet që ne kemi. Pse? Sepse hapja e negociatave është një hap shumë
pozitiv jo vetëm për shqiptarët, por edhe për bizneset e huaja.

Ama kjo iu interpretua, juve znj.
Kryemadhi, si një shenjë e fortë zbutjeje me qeverinë…

Nuk e kam me Edi Ramën. Hapja e negociatave
nuk ka të bëjë me Edi Ramën. Të jeni të bindur që klasës politike shqiptare nuk
i intereson hapja e negociatave. Klasës politike shqiptare i intereson
konflikti. Sa më shumë konflikt të ketë, aq më shumë politikanë kemi që flasin
përpara ekranit. Po të shikosh kohën televizive në të gjitha debatet politike,
të gjitha emisionet flasin për politikën. Po të bësh sot një emision për
ekonominë, do të shohësh se audienca do të jetë shumë e ulët. Do të ketë një
audiencë shumë elitare që do ta shikojë. Pse? Sepse ne vetë i kemi mësuar
njerëzit me konflikt, pasi klasës politike i intereson konflikti, sepse
konflikti i mban njerëzit nën presion. Presioni politik i jep ushqim klasës
politike.

 Nuk besoj që është
korrekte në këndvështrimin tim që ju të thoni që ajo që po ndodh në Lezhë është
një sulm politik.

Mënyra. Do ta vendosi gjykata, janë apo jo të pafajshëm. Unë
kam qenë denoncuese vetë e mafias së tokave. Ata që janë përfituesit, vetë nuk
janë pjesë e këtij procesi. Sepse njerëzit kanë dhe sy dhe veshë. Unë kam qenë
vetë deputete në Lezhë dhe e them sepse njerëzit në Lezhë e kanë parë dhe e dinë
shumë mirë se çfarë ka ndodhur. Personat që janë vërtet shkaktarët e atij
procesi nuk janë aty.

Po nuk mundet më që për
çdo lëvizje të institucioneve të drejtësisë të vimë në studio dhe të themi që është
një sulm politik.

E para njëherë unë mendoj që kamzhikun e Prokurorisë, edhe të
Policisë, nuk duhet ta përdori as Monika, as Sokol Balla, as Edi Rama asnjë
njeri. Pse është kamzhik? Sepse ti nuk mund të intimidosh. E arrestove këtë zotërinë?
Përse duhet të bësh ti shoë televiziv? Mënyra se si po sillen është për tu
paragjykuar. Sajmir Tahirin përse nuk e arreston ti? Po Elvis Roshin? Po
Armando Subashin? Po kryetarin e bashksië së Krujës përse nuk e arreston ti? Për
socialistët qenkan spekulime, për opozitë nuk qenkan spekulime. Përse nuk
arrestohet Armando Subashi për incineratorin, që nga një tokë argjinore, e ka
vendosur në një tokë buke? Përse nuk e arreston Ilir Beqen për dosjen e koncesioneve
të shëndetësisë? Përse nuk e
arreston Damian Gjiknurin? I ke dosjet në prokurori.

Konkretisht po flasim për rrugën e Elbasanit.

Të jap argumenta
për rrugën e Elbasanit. Është shumë e qartë. Është një konflikt midis Damian
Gjiknurit dhe Taulant Ballës. Shqiptarët nuk e dinë këtë gjë. Dhe këtë gjë
duhet ta sqaronte Sokol Dervishi dhe Edmond Haxhinasto, dy ish-ministrat. Por për
hir të një burrnie, që kanë një marrëdhënie shoqërore me Damian Gjiknurin nuk
dalin të flasin.

Për shkak të një raporti miqësor ata fshehin një
fakt penal?

Ata kanë folur në
Prokurori. Unë po them që nuk kanë folur mediatikisht për këtë çështje. E kanë
bërë përballë organeve të drejtësisë. Dhe po e shpjegoj. E gjithë arsyeja është
se përse keni kërkuar 35 milion euro, por ke kërkuar 50 milion euro. Që ta dinë
shqiptarët, ta dinë dhe ju. Këtë kërkesë e ka bërë Arben Ahmetaj, ka negociuar
me Bankën Islamike, ku ka kërkuar 35 milion euro. Është miratuar në qeveri dhe
ka kaluar në Parlament për ratifikim. Dashamir Xhika dhe Andi Toma nuk kanë
lidhje fare me këtë projekt. Dashamir Xhika dhe Andi Toma mund të kenë kusure
pafundësisht për rrugën Tiranë-Durrës, që lejuan Edi Raman të mbillte palma dhe
pastaj hoqi palmat, ka mbjellë pisha prapë, por jo për këtë gjë. Tani e gjithë
lufta bëhet? Kush I ka marrë të gjithë nënkontraktorët e rrugës Tiranë-Elbasan,
me gjithë atë firmën greke? Keni bërë ndonjëherë ndonjë investigim kush I ka
marrë këto? Çpunë ka Taulant Balla me kompaninë greke që hyn dhe del në
kryeministri? Cpunë ka zëvendësdrejtoresha e kabinetit të Edi Ramës me kompaninë
greke?
Përse komunikon ajo drejtpërdrejtë nëpërmjet emaileve me
administratorët e projekteve? Dhe ka një letër korrespondence mes Edi Ramës dhe
Edmond Haxhinastos, që në 2016-ën kur I bën të ditur kryeministrit, që zotëri që
nga ky moment përderisa firma kontraktore, që ka fituar tenderin kontakton me
kabinetin tuaj dhe me deputetin e zonës, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve,
Ministria e Transportit nuk ka më asnjë lloj përgjegjësie . e gjithë lufta bëhet
si e si që tu thuhet shqiptarëve që kjo rruga Tiranë-Elbasan nuk do të mbarojë
dot, prandaj hajde të shtojmë dhe disa para të tjera që të mos I marri më
Taulant Balla, por ti marri Damian Gjiknuri. As Arta Marku nuk shpall dot
fajtor. Asnjë prokuror nuk shpall dot fajtor. Fajtor shpall vetëm gjykata dhe
gjykata me gjykatës jo të korruptuar, jo me gjyqtar që më nxirr këtë vendim se
të hoqa gruan nga puna, më nxirr këtë vendim se ta bëra dosjen në Vetting.
Duhet ti dish ti këto, sepse unë prandaj po e ngre zërin. Pse e zgjodhe Arta Markun pa Vetting? Se kjo është
revolta. Ndërkohë që me 7 kandidaturat që ishin, duhet të bëhej Vettingu. Unë
prokurorinë do ta vëzhgoj hap pas hapi dhe Prokuroria do mbajë përgjegjësi për
hapat e saj të gabuar.  Reforma në drejtësi
është një reformë, e cila ka probleme shumë të mëdha dhe sot e kësaj dite është
në ngërç dhe nuk zbatohet. Po shkojmë te variant I goglave dhe listën që ta ka
sjellë ONM-ja, ku të ka skualifikuar, ty të vjen Sekretari I Përgjithshëm I
Kuvendit, I fut në listë dhe ti nxjerr të parët. Pra ti nuk hyn në përzgjedhjen
e njerëzve që kanë vlera. Unë kam qenë një nga personat që përplasjen më të mëdhë
I kam pasur me Prokurorinë dhe me gjykatat për padrejtësitë pa fund që u janë bërë
njerëzve. Dhe di të them këtë gjë, mos pretendoni që Reforma në Drejtësi do të
bëj parajsën. Nuk të nxjerr nga statusqouja kjo reformë. Ndjenjat e
inferioritetit që ka Shqipëria ndaj insitucioneve ndërkombëtare është një nga
gabimet më të mëdha që ne kemi. Ne kemi juristë dhe ekspertë të zotë. Sot jemi
në një ngërç, nuk ka një rregullore si do funksionojë KLP-ja edhe KLGJ-ja. 

Znj. Kryemadhi, LSI po shkon drejt një
rikonsiderimi të aleancave të saj apo kemi thjesht thashetheme mediatike?

LSI është pozicionuar qartë si parti opozitare. Është njësh me Partinë Demokratike në
frontin opozitar kundër drogës dhe krimit të organizuar. Është njësh me PD-në
në luftë kundër varfërisë. Në jemi njësh me PD-në në opozitë në misionin tonë
për rrëzimin e qeverisë të drejtuar nga Edi Rama. Për këtë nuk ka dilema. Njësh
në kuptimin e objektivit. Qasja politike dhe programet është çështje tjetër
pastaj.

 Pse jeni bërë njësh në këtë drejtim që thoni?

Absolutisht që
Shqipëria ka nevojë për opozitë shumë të fortë. Për shkak të indimidimit dhe
presionit që po bëhet ngado opozita e ka pasur shumë të vështirë.

 Edhe ju keni pasur rrjedhje apo jo?

Ato janë ikje të
vjetra që shiten si të reja. Ne nesër mund të dëgjojmë që edhe Pjerin Ndreu iki
nga LSI, ndërkohë që ka 10 vite që ka ikur. Të gjitha rastet janë të vjetra por
i bëjnë mediatike për të hequr vëmendjen. Por mua më bëhet qejfi që kjo ndodh
sepse duke që LSI është realitet i rëndësishëm pasi e shqetëson Edi Ramën.

 

Nuk bëhet fjalë për
komoditet personal, por për efektivitet…

Për çështje efektiviteti nuk kam punuar as me z. Berisha dhe
as me z. Basha. Me z. Basha kam bërë një fushatë elektorale në zgjedhjet lokale
të 2011 dhe rezultoi fitues. Me z. Basha kur do është makineri elektorale. Por
unë shpresoj se ai do të gjejë momentin dhe kohën e duhur për tu zgjuar. Ne nuk
duam ti japim asnjë shkak kujtdo që negociatat të kushtëzohen për shkak të
opozitës apo dialogut politik. Sepse deri dje, kishim reformën në drejtësi, për
të cilën na u ofrua që votoni reformën në drejtësi sepse do hapen negociatat, e
votuam reformën në drejtësi me 140 vota, e votuam dhe statutin negociatat nuk u
hapën, tani thonë bashkëpunimi politik. Po jua japim dhe bashkëpunimin politik,
po ja shtrojmë Edi Ramës me pekule, vetëm të hapë negociatat.

 Çfarë ndodh nëse
negociatat nuk hapen?

 Pastaj janë etapa të tjera. Ne besojmë vërtet që do hapen
negociatat. Dhe vetë Bashkimi Evropian ja ka këtë borxh shqiptarëve. Nuk ja ka
borxh klasës politike por ja ka boprxha shqiptarëve hapjen e negociatave. Dhe hapja
e negociatave nuk është për klasën politike, por për shqiptarët. Është një
dritë jeshile për investitorët e huaj dhe një garanci dhe siguri për zhvillimin
e biznesit shqiptar. Nga ana tjetër, të gjithë këta të rinj dhe të reja që duan
të largohen, është një mundësi shumë e mirë për tu rikthyer në Shqipëri.

 A mos ka ardhur
momenti që LSI, më shumë sesa parti që i përket spektrit të majtë, të
zhvendoset në qendër? T’i nënshtrohet një revolucioni kulturor dhe
ideologjik…

Të qendrës së majtë jemi ne, sepse të bësh atë që ka bërë
LSI-a me rininë, nuk e ka bërë asnjë parti politike. LSI-a është e qendrës së
majtë. Ne jemi me qytetarin. Akoma më shumë ne jemi me rininë, sepse rinia
është e ardhmja. Në qoftë se ti nuk ke rini sot, nuk ekziston më si komb. Sepse
drejt kësaj gjëje po shkojmë.

 Le të marrim
zgjedhjet e 2017-s. Një fushatë ku të gjithë bien dakord që LSI ishte
opozitare, ishte përballë jo vetëm partisë në koalicion, por edhe kundër
Partisë Demokratike dhe LSI fitoi 19 deputetë, që nuk është pak, dhe i mori
këto deputetë jashtë sistemit, pra jashtë koalicionit. E vërteta tjetër ishte
që zgjedhjet e 2017-s, ndryshe nga të gjitha zgjedhjet e mëparshme ku LSI ishte
rritur thuajse në dyfish, në këto zgjedhje rritja i pësoi një rënie. Çfarë do
të bëjë LSI-a që të ndalë këtë kurbë rënëse, duke pasur parasysh edhe faktin se
jeni në opozitë?

 Nga ekrani televiziv dhe nga ERTV-ja e shikon shumë mirë
situatën dhe duket rozë. Por, po të vish në Elbasan kur simpatizantit të LSI-së
i thanë: Do ta japësh votën për Partinë Socialiste? Jo, i thotë ai, se ia kam
premtuar LSI-së dhe unë jam me LSI-në. I hyjnë dhe një dru të mirë, i thyejnë
këmbë e duar, e marrin e çojnë në spital dhe aty i thonë: Do zarfin me lekë,
apo plumbin ballit? Dhe këto gjëra janë bërë në mënyrën më flagrante. Pak ditë
përpara zgjedhjeve është hyrë në zyrën elektorale të LSI-së me kallash, kanë
kërcënuar, kanë rrahur, sepse kërkonin të përhapnin panik. Në Fier i thoshin:
Do të të djeg serën apo do marrësh zarfin me para? Mos të harrojmë që kemi një
kontingjent njerëzish që ne kishim një marrëveshje dhe për hir të sinqeritetit
tonë ata kanë pasur të gjithë emrat e njerëzve të LSI-së nëpër rrethe, sepse
diskutohej për zgjedhjet lokale, kur ne bënim bashkëpunim, se si asnjë kandidat
për kryetar bashkie të PS-së nuk hyri në zgjedhje të 2015-ës ndërsa të gjithë
kandidatët potencial të LSI-së u tradhtuan nga ata në mënyrën më të devotshme,
në një skenë të organizuar por tashmë s`ka asnjë lloj problemi. Tani shkojmë
pak në vitin 2005, ku u votua kandidati që ishte mazhoritar për Partinë
Socialistë. Duhet thënë që kanë qenë të gjitha votat e LSI-së pa komisionarë.
Kalojmë në zgjedhjet e 2009-ës, ku e dimë shumë mirë se çfarë ka ndodhur sepse
vetë sistemi e bëri në mënyrë të tillë votimin. Një deputet në Durrës ishte i
barabartë me 3 deputetë këtu në tiranë dhe për 900 vota nuk e mori deputeti i
dytë i LSI-së. Pra, kjo për sa i përket rritjes së votave, por nga ana tjetër
ka një problem që të dalim tek sondazhet që thotë z. Balla. Ne e kemi pasur
gjithnjë kulturë bërjen e sondazheve sepse janë pak a shumë rezultatet.

Ndryshe nga Berisha
kur drejtonte PD-në që s’kishte fare respekt për sondazhet, ju keni pasur një
tjetër kulturë. Sondazhet janë pjesë e kulturës së të majtëve, apo jo?

Sigurisht që po. Por duhet të themi që sondazhet e vitit
2013 dolën. Por këto zgjedhje ishin tmerr. Shkoni më mirë nëpër pikat e
këmbimit valutor dhe shkoni e pyesni se çfarë ka ndodhur atje javën e fundit të
zgjedhjeve.

Po tani ç`mund të
themi?

Për tani duhet të themi që ka optimizëm, njerëzit kanë
filluar të besojnë, por ata po kërkojnë akoma edhe më shumë besim tek opozita.
Ata kanë besim tek LSI-a dhen për këtë më bëhet qejfi më shumë. Por çdo ditë e
më shumë ka problematika. Duhet thënë që ka kërcënime në familje të ndryshme, duke
i thënë që do i heqin bukën e gojës apo do ju heqim nga puna. Gjithashtu ka
edhe raste ku i thonë që vajzat do ua heqim nga administrata, pavarësisht se e
kanë fituar atë vend pune. Po t`i mbledh unë të gjitha këto e t`ia çoj
Bashkimit Evropian, nuk i hapim negociatat ne sepse kemi shkatërruar çdo gjë në
lidhje me shërbimin civil. Pra, ne duhet t`i durojmë të gjitha këto që të
vazhdojmë me hapjen e negociatave. Duhet të durojmë përdhosjen e njerëzve,
shantazhin apo presionin.