Monika Kryemadhi: Rama rrezik kombëtar

144
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi flet për bashkimin e opozitës shqiptare.
Në një lidhje direkte me emisionin “Opinion”, Kryemadhi u shpreh se mazhoranca nuk mund të bëjë sikur parlamenti është pronë e saj.
Sipas saj kryeministri Edi Rama është një rrezik kombëtar.
“Grupet parlamentare kanë filluar të rakordohen për sa i përket bashkëpunimit opozitar në parlament.
Hapi i parë ishte ai për çështjen e vettingut.
Është e dyta herë që Gramoz Ruci bën një lëvizje të tillë, parlamenti nuk është i zotit Ruçi, arroganca e mazhorancës është e tmerrshme.
Çdo qytetar shqiptar nuk do pranojnë që ky vend të drejtohet nga krimi dhe bandat
E kam thënë që Edi Rama është një rrezik për këtë vend
Kur kemi kërkuar ndërhyrjen e ushtrisë për kanabisin askush nuk e mori seriozisht”, tha Kryemadhi.