Monika Kryemadhi: Rama po instalon injorancën te shqiptarët…

163
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi për Mbretëreshën Geraldinë dhe Liri Belishovën në emisionin “Debati në Channel One”

A e patë pardje dokumentarin “Trëndafili i I Tiranës”?
Unë nuk e kam parë pardje, e kam parë që kur është bërë dokumentari. Dhe është një dokumentar shumë I bukur. Ajo është mënyra se si Frederik Miterua e ka shkruar dhe është shumë e bukur.
E bëra këtë pyetje, sepse keni qenë e vetmja politikane aty.
Ashtu jam unë, jam personazh që gjithmonë jam kundra rrymës. E para unë besoj te vlerat e çdo shqiptari që kontribuon për vendin. Duam apo nuk duam ne, i pëlqen apo nuk i pëlqen politikës shqiptare, Ahmet Zogu është pjesë e historisë shqiptare, duam apo nuk duam ne Mbretëresha Geraldinë është një nga njerëzit që ne si popull i kemi shkaktuar vuajtje dhe dhimbje shumë të mëdha dhe ajo kurrë nuk u ankua por gjithë jetën e saj tha Mon Chéri, Mon Chéri. Është i vetmi njeri, I cili për fat të keq dhe për hir së të vërtetës është nga shqiptaret, sepse ndihem krenare që ka qenë Mbretëresha e vendit tim, nga të paktat shqiptare që ka bërë më shumë se gjithë klasa politike shqiptare në këto 27 vjet. Dhe mos harroni se Enver Hoxha në regjimin komunist, nuk la njeri pa masakruar, asaj nuk ja përmendi emrin kurrë. Dhe është një nga vlerat, dhe ne si politikë dhe si shoqëri nuk ja kemi dhënë kurrë vlerat asaj. Mbaj mend kalvarin e vuajtjeve për të bërë një ceremoni mortore kur ajo ndërroi jetë, se si intimidohej qeveria për të mos marrë pjesë dhe për të mos ta bërë zyrtare. Mbaj mend se si denigrimi dhe vuajtjet që u ju bënë të gjithë familjes së saj, edhe kur u kthyen, dhe sot e kësaj dite akoma nuk i është kthyer pianoja e saj që I është bërë dhuratë nga e ëma ditën e martesës dhe vazhdon të gjendet e hedhur diku në magazinat e shërbimeve qeveritare.
Dua dhe një fjali për Liri Belishovën.
Unë Liri Belishovën nuk e kam takuar asnjëherë, por e kam ndjekur. Më kanë bërë përshtypje shumë gjëra, mënyra e jetës së saj. Nuk dua ta shikoj si politikane, dua ta shikoj si nënë, mungesën e mundësisë që ja mohuan për ti dhënë lamtumirën vajzës së saj. Ja ku shkojnë ndonjëherë dhe perversitetet tona shqiptare dhe kjo vjen për shkak të injorancës. Dhe prandaj kur ulëras dhe bërtas shumë për Edi Ramën, them sepse po instalon injorancën tek shqiptarët. sepse nuk mund të jetë Edi Rama ai që shpërndan herceptinën, për gratë që vuajnë nga kanceri I gjirit. Sepse ka me qindra dhe me mijëra, dhe duhet ti lutesh Edi Ramës për ta marrë. Kjo është e tmerrshme. Nuk mund të jetë Edi Rama ai që u jep punë njerëzve. Është institucioni, është sistemi. Dhe tjetra ajo që më ka bërë përshtypje, është kur ka thënë për Enver Hoxhën që është si matrapaz me librin, kur lexon pak në fillim, pak në mes dhe pak në fund.