Monika Kryemadhi: Rama është peng i spaçatoreve, e pret gijotina

541
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nga foltorja e Kuvendit është shprehur se pengesa kryesore e Vetingut në politikë është kryeministri Edi Rama, të cilin e cilësoi peng të spaçatoreve, ndërsa shtoi që përfundimi i tij është gijotina e SPAK.

“Si mund të pranoj Edi Rama vetingun politik, ku e di që është personi i parë, gijotina e parë e SPAK-ut. Një kryeministër që drogohet është peng i spaçatoreve. Mire që kishte ardhur në kuvend me antiplumb, por është peng i llojit të mallit që merr. Prej 20 vitesh është fshehur kartela mjekësore nga ministrja e Shëndetësisë. Nuk e pranon dot këtë gjë se kërkon se gjithë shqiptarët kërkon t’i  fusë në këtë vorbull. Në 20 vite kemi dëgjuar për një njeri që merr vesh për cdo gjë, por në fakt merr vesh vetëm nga psikopatia që dhunon njerëzit e tij të afërm.

Edi Rama është bërë si këto shtojzovallet e pyjeve që i shkelin syrin njëri tjetrin”, u shpreh ajo.