Monika Kryemadhi: Rama e ka nxitur Sajmir Tahirin për të dhënë dorheqjen

497
Sigal

 Intervista e Kryetares së Lëvizjes Socialiste
për Integrim, Monika Kryemadhi për emisionin Opinion

 
fakt e ripërsëris që dorëheqja e Sajmir Tahirit vazhdon një teatër i shëmtuar i
dyshes Rama-Tahiri, duke pasur parasysh që tashmë krimi i organizuar është
vendosur si një nga pikat kusht të Bashkimit Europian për hapjen e negociatave,
dhe jo vetëm për këtë, por dhe shumë bashkëveprime të tjera që ndërkombëtarët
duan të institucionalizojnë në Shqipëri. E gjetën si një kurban prej disa orësh
për ta zhvilluar këtë lajm dhe për të tërhequr sado pak vëmendje. Mendoj që
dorëheqja e Sajmir Tahirit është thjesht një largim vëmendje nga problemi
kryesor i asaj çka po kalon Shqipëria sot. Dorëheqja e Tahirit është thjesht
për t’i dhënë pak oksigjen Edi Ramës, sepse ajo çka është më e rëndësishmja
është që tashmë nuk është thjesht Tahiri ai që pengon integrimin në Bashkimin
Evropian, dhe jo vetëm integrimin, por edhe në shumë çështje të tjera që kanë
të bëjnë me stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Por është vetë Edi
Rama ai që është problemi i vetëm. Tashmë ndërkombëtarët e kanë kuptuar këtë
gjë. Edhe pse mbaroi shfaqja e pikturave shumëngjyrëshe apo dhe e fasadave të
bukura që paraqiteshin në takime me kryeministra apo ekspozitat e kushtueshme
të tij në botën e artit, tashmë u kthyen në realitet, sepse buka e përditshme
që hanë shqiptarët është shumë më e rëndësishme se sa arti. Terrorizmi që po
zhvillohet apo ekspansioni i jashtëzakonshëm i krimit të organizuar në Evropë
është shumë më i rëndësishëm dhe shumë më i rrezikshëm se sa ekspozitat e Edi
Ramës në rrugët e Bashkimit Europian apo në zyrat e tyre.

A mendoni që Rama kishte dijeni së paku apo
ishte bashkëpunëtor në vendimin për këtë dorëheqje?

Sigurisht që Rama është ideatori i saj. Rama
është ai që e ka nxitur Sajmir Tahirin. Të mos harrojmë që më 19 prill, Sajmir
Tahiri erdhi në parlament për të mos humbur mandatin dhe pas dy javësh vjen dhe
dorëzon mandatin. Tashmë që Rama mbylli të gjitha deal-et e tij me prokurorinë
dhe gjykatat, mendon që bërja për disa orë kurban e Saimir Tahirit, gjë e cila
mund të finalizohet me një arrest shtëpie, gjë që do jetë prova më e rëndë që
implikon jo vetëm prokurorinë, por edhe gjykatat e shqiptare, në implikimin e
tyre dhe në angazhimin e tyre për ti shërbyer me devotshmëri krimit të
organizuar. Kjo është shumë e qartë, nuk ka nevojë për t’i hedhur hi syve të
shqiptarëve apo dhe politikës shqiptare. Kjo është e pranishme, është e
ndjeshme dhe e prekshme nga shqiptarët. Unë nuk mendoj që sot ka njeri që nuk e
di që kanabizimi i Shqipërisë erdhi si rezultat i politikës që z. Rama instaloi
dhe e zbatoi nëpërmjet duarve të Saimir Tahirit. Sepse deri dje kishim Policinë
që duam, Ministri më i mirë, ministri që duam, çdo gjë që duam. Pra doli edhe
nga Eurobarometri, doli ministri më i pëlqyer i qeverisë Rama, dhe tashmë është
një ministër i cili do të përfundojë në të ashtuquajtur arrestim, pra masë
arresti, për t’i shërbyer sado pak dhënies oksigjen momenteve më të fundit të
një kadavre politike siç është kadavra e Edi Ramës, që përfaqëson krimin e
organizuar.

Juve përmendet arrestin e shtëpisë, përse
mendoni se do jetë arrest shtëpie?

Sepse jam e bindur që ky është edhe kompromisi
midis tyre. Sot fjalimet e Saimir Tahirit me kode mafioze, të cilat vetëm mund
të deshifrohen nga grupet kriminale, ishin të jashtëzakonshme dhe tregonin
hapur një lloj hedhje topi, sa nga njëra anë në anën tjetër. Edhe fjala vetë e
Ramës në parlament tregonte implikimin e të dy palëve dhe kompromisin e të dy
palëve, për të arritur në atë qëllim, pra largohu nga parlamenti për të
shtensionuar sado pak. Por kjo do të thotë që në anën tjetër tregon një
tërheqje të Ramës, sepse Rama prej 6 apo 7 muajsh ka ruajtur me një fanatizëm
bashkë me grupin e deputetëve, në mënyrë të jashtëzakonshme, mbrojtjen e Sajmir
Tahirit. Tashmë e lëshoi. “Lëshimi” që Rama po i bën Saimir Tahirit tregon ose
ngjarje të tjera më të rënda janë mbi shpatullat e Edi Ramës dhe do të
publikohen shumë shpejt nga partnerët ndërkombëtarë, ose Edi Rama vetë po ndjen
çdo ditë e më shumë momente shumë të vështira dhe po kërkon të fitojë sado pak
kohë për të rikuperuar.

Po ndërkohë Tahiri sot ka hedhur akuza edhe
mbi opozitën, edhe mbi ju, mendoni që janë të faktuara këto akuza?

Ka
mëkat më të madh se ta kthesh rininë shqiptare në një rini që përdor kokainë më
shumë se të gjithë. Ka mëkat më të madh se të largosh shqiptarët nga Shqipëria
sepse alternativa e tyre e vetme është ose të bëhen pjesë e krimit të
organizuar ose të bëhen pjesë e strukturave kriminale dhe terroriste se në të
kundërt ekzekutohen, jo në kuptimin fizik por në kuptimin shpirtëror. Atëherë
bëjmë vetëm një pyetje të shikojmë, mbi 500 mijë shqiptarë në këto katër vite
që largohen nga Shqipëria, dhe mos të harrojmë në raportin e Kombeve të Bashkuara
Shqipëria mban vendin e parë për përdorimin e kokainës. Pra mëkat më të madh se
t’i kthesh shqiptarëve mënyrë të vetme jetese dhe fitimi të bukës së gojës
kanabizimin e Shqipërisë, marrjen me drogë, tregtimin e drogës dhe kthimin e
Shqipërisë në kështjellën e trafikimin të drogave, nuk ka besoj çdo lloj akuze
qoftë kjo individuale apo dhe në grup, apo dhe mediatike, nuk ka këtë lloj
fatkeqësie që i ka sjellë shqiptarëve. Mua nuk më çudisin fare akuzat e z.
Tahiri sepse ne i lexojmë çdo ditë në portalet që paguhen me paratë e tij. Edhe
vetë deputetët gjermanë ia bënë të qartë z. Rama i cili ulërinte në mënyrë
skizofrenike dhe thoshte gënjeshtër, gënjeshtër, gënjeshtër.

Duke përshkruar këtë situatë juve thatë që
Rama është në një pikë të dobët, e latë të kuptohej këtë gjë dhe ka nevojë për
oksigjen. Në këtë situatë çfarë do të bëjë opozita?

Unë nuk mendoj se këtu duhet pyetur se çfarë
do të bëjë opozita. Opozita është shumë e qartë, që në ditën që mbaruan
zgjedhjet e 25 Qershorit, të cilat i ka denoncuar për deformimin e mandateve
nëpërmjet parave të drogës dhe mendoj që puna e opozitës është të bëjë
sensibilizimin e shoqërisë për të reaguar. Normal që opozita do të jetë ajo që
do të drejtojë aksionin politik, normal që forcat politike qoftë, PD qoftë LSI
apo partitë e tjera që janë pjesë e frontit opozitar nuk do të ndalen, por e
gjitha kjo do të vazhdojë hap pas hapi. Mos harrojmë që për opozitën ka qenë
shumë e rëndësishme stabiliteti i vendit, hapja e negociatave sepse kjo është
kryesore. Por çdo ditë e më shumë edhe ne vetë bëhemi koshient që hapja e
negociatave nuk ka të bëjë me qetësinë që duhet të mbajë opozita për të krijuar
një hapësirë apo një relaks qeverisë së Rilindjes, por ka të bëjë me një gjë të
vetme, ajo që thoshte z. Manjani që akt civil edhe fisnik i Saimir Tahirit duhet
ta vazhdojë Edi Rama për të çliruar jo vetëm PS, jo vetëm veten e tij dhe
familjen e tij por edhe të gjithë shqiptarët dhe të gjithë rininë shqiptare.
Mendoj që sot është shumë e rëndësishme që vetë Rama duhet ta kuptojë që në
greminën ku ka rënë nuk ka më kthim, nuk ka krahë dhe nuk ka asnjë media, asnjë
politikan, asnjë gazetar, asnjë lobist, edhe Zoti vetë lart në qiell nuk mund
ti japi krahë Edi Ramës që ta bëjë të ngrihet lart nga humnera ku ai ka rënë.
Është një humnerë e cila ka nisur, e vetmja mënyrë për të shpëtuar është të bjerë
sa më butë dhe të krijojë sa më pak dhimbje te ai dhe te familja e tij.