Monika Kryemadhi: qytetarët kanë filluar të ndërgjegjësohen dhe reagojnë

624
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një intervistë në Vizion Plus. Kryemadhi shprehet se ajo çka është e rëndësishme që për hir të së vërtetës për mua është shumë e mirë por nga ana tjetër është shume e keqe, sepse nëse ne do të shikojmë një opinion publik që reagon me një energji të menjëhershme, me pozitivitet apo që është i gatshëm për tu përgjigjur kjo është shumë e mirë për të kuptuar atë që njerëzit dinë, por nga ana tjetër është shumë e keqe për të kuptuar gjendjen ekonomike dhe situatën problematike që gjenden njerëzit sot. Kanabizimi i Shqipërisë solli varfërinë e Shqipërisë. Sepse nuk është se solli rritje ekonomike, nuk është se u pasuruan ata që e mbollën, ata që e përdorën etj., por solli që ata u varfëruan edhe më shumë. U pasurua një grup prej tre-katër trafikantësh, të cilët kishin lidhje të drejtpërdrejt me kupolën dhe pjesa tjetër ngeli në skllavëri të plotë. Protesta e 26 majit do jetë protestë që mblidhen njerëzit dhe për mua është e rëndësishme është që mblidhen njerëzit.. Njerëzit më 26 maj do të jenë në shesh edhe për të thënë, që nuk jam dakord me ty, sepse në njëfarë mënyrë ka shumë njerëz që mënyrën e mos dakordësisë së tyre nuk e shprehin dot me fjalë por mund ta shprehin thjeshtë me prezencën e tyre në atë protestë. Është e rëndësishme prezenca e qytetarëve, nuk është e thënë vetëm për video përgjime se video përgjimet tani janë bërë pjesë e rutinës dhe është bërë si një mjet shpëtimi ose si një mjet zgjidhje që të gjithë qytetarët po i gjejnë për të zgjidhur problemet e tyre. Njerëzit kanë të njëjtat rroga ose të njëjtat paga që kanë pasur para 5 viteve. Negociatat kanë një kusht: largoni Edi Ramën. Negociatat po të marrësh të lexosh 37 faqe progres-raportin, ke 7 kushte, 5 prioritete dhe 2 kushtet që janë lufta kundër krimit të organizuar dhe trafiqe etj etj. Rekomandimi ishte me kushte. Jo tani të mos merremi me twitter-in e ndonjë eurodeputeti që të nesërmen e ndryshoi. Rekomandimi është me kushte. Unë mendoj që largimi i Edi Ramës do të shtensiononte vetë Partinë Socialiste në radhë të parë, për hir të së vërtetës, sepse dhe ata kanë nevojë për një ringjallje. Nuk po them rilindje. E kanë të nevojshme sepse për hir të së vërtetës është nga partitë më të mëdha dhe më të vjetra në jetën politike shqiptare. Ka pjesën e historisë së saj dhe nuk e mohon dot askush. Pjesë e asaj historie kam qenë edhe unë 20 vjet. Ajo çfarë mendoj unë që është shumë e rëndësishme largimi i tij do të çlironte Partinë Socialiste. Do të sillte figura të reja brenda saj. Do të sillte një frymë të re. Do të sillte dhe ndoshta dhe një alternativë të re. Unë mendoj që hapja e negociatave është jashtëzakonisht e domosdoshme. Nuk ka të bëjë as me Edi Ramën, as më opozitën shqiptare. Po të jetë për politikën shqiptare, ata nuk kanë për ti hapur kurrë, por negociatat duhet të hapen për shqiptarët. Pse e them këtë? Duhet të hapen për shqiptarët, sepse hapja e negociatave i vendos në një kornizë dhe brenda disa rregullave politikën shqiptare, ekonominë shqiptare, sigurinë shqiptare etj brenda disa kornizave të cilat nuk i cenon dot, nuk i lëviz dot më kushdo që të jetë. Bashkëpunimi nuk ka të bëjë se si bashkëpunojë unë me Lulzim Bashën, sepse unë për hir së të vërtetës historikisht kam pasur marrëdhënie shumë të mira me të. Është shumë e rëndësishme që bashkëpunimi i opozitës të shtrihet në bazë. Dhe nuk ka të bëjë kjo se kujt përkatësie politike i përket ti, se sa bashkëpunimi i këtij fronti opozitar, që ne shikojmë që çdo ditë e më shumë konsolidohet. Për hir të së vërtetës të mos themi që ka qenë e lehtë, sepse është e vështirë, fillon nga njerëz të cilët deri dje nuk flisnin me njëri-tjetrin dhe sot duhet të puthen. Mund ta bëjmë ne politikanët, por nuk e bën ai në bazë atje poshtë. Implementimi në bazë ka filluar, sepse njerëzit janë bashkuar në një kauzë, e cila i përfshin të gjithë. Njerëzit nuk mund të mblidhen hajde të largojmë Edi Ramën dhe të sjellim Lulzim Bashën apo Monika Kryemadhin. Jo, nuk është kështu. Njerëzit bashkohen me ty, për të fituar për veten e tyre. Dhe sot unë mendoj që protesta e 26 majit që është ditën e shtunë në orën 11.00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, është një protestë në të cilën njerëzit nuk duhet të vijnë për partitë politike, njerëzit duhet të vijnë për veten e tyre. Duhet të vinë për veten e tyre për t’i thënë Edi Ramës, Monika Kryemadhit, Lulzim Bashës, Sali Berishës, Ilir Metës, Fatos Nanos etj., etj., zotërinj ju jeni këta që jeni, sepse kemi qenë ne dhe ne jemi ata, të cilët ju duhet të na keni frikë. Jo populli të ketë frikë politikën.