Monika Kryemadhi: Protesta i dha shpresë Shqipërisë, i dha shpresë rinisë shqiptare

649
Fjala e Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi në protestën e opozitës.
Për të gjithë ju, qindra dhe mijëra shqiptarë që protestoni sot, kundër një njeriu i cili është vetëm. Për herë të parë jeta politike shqiptare në këto 27 vjet, ka një politikan që është vetëm. Është vetëm dhe është vetëm i rrethuar nga kukullat e tij të cilat nuk ia zgjasin dot jetën as edhe një minutë.
Ne sot të gjithë këtu, nga e gjithë Shqipëria nuk është gjë tjetër veçse një protestë qytetare. Unë sot jam këtu si ju, nuk dua të përfaqësoj asnjë parti politike, por jam si një nënë, jam si një grua, jam si një vajzë shqiptare e cila e do vendin e saj. Unë sot vij këtu për të thënë zërin e çdo shqiptari, e çdo vajze studente, zërin e çdo gruaje që do të shpëtojë nga makthi I varfërisë së familjes së saj.
Ne sot duhet të protestojmë si çdo shqiptar i cili nuk ka shanse dhe mundësi të vijë për të ushqyer fëmijët. Ne sot protestojmë për të gjithë studentët të cilët janë të detyruar të punojnë sepse nuk kanë mundësi të paguajnë universitetin e tyre, të cilat tarifat kjo qeveri gjakpirëse, i ka çuar në stratosferë. Ne sot do të protestojmë për të gjithë ata qytetarë, të cilët në 27 vjet nuk patën mundësi të kishit ujë dhe hapën puset e tyre dhe kryeministri ynë i dobët iu vuri sahatët e tyre. Ky kryeministër i cili nuk u vuri sahatet puseve të naftës, që vodhi gjakun e shqiptarëve, gjakun e naftëtarëve, gjakun e të gjithë atyre djemve shqiptarë, ky njeri do të vendosë sahat frymës së shqiptarëve.
Ky njeri i cili e donte tepsinë për vete, e ka dhe ta hajë me makaronat e tij dhe çdo gjë tjetër. Ky njeri icili urren vendin e tij, ky njeri i cili urren familjen e tij, ky njeri i cili nuk do flamurin tonë, por tallet me të duhet të iki një orë dhe më përpara. Ky njeri i cili sot është vetëm , është vetëm sepse ai njeri e di më mirë se çdokush tjetër se çdo të thotë të jesh vetëm. Është vetëm dhe vetëm fare i mbytur në zullumin e tij që nuk ka drejtësi, ambasador, qeveri, lule, vajza, gra , burra që ta shpëtojnë sepse i ka të gjithë kundra.
Për herë të parë, ky njeri duhet të kuptojë diçka, ky njeri që u thotë shqiptarëve se na dashka drejtësinë e kulluar, por shqiptarët e kanë harruar që ky njeri ka 20 vjet në pushtet sa kanë gjithë kryeministrat në 27 vjet në Shqipëri. Ky njeri që në 20 vjet ka abuzuar e ka mashtruar, ky njeri sot bën njeriun më të moralshëm.
E them këtë dhe me lejoni që t’ju kërkoj falje edhe në emër të klasës politike për gabimet që kemi bërë që ia kemi dhënë shansin këtij njeriu 20 vjet që të tallet me shqiptarët. Unë sot dua t’ju bej thirrje të gjithëve ju që më shumë se kurrë, të ngrihemi, të protestojmë jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë për të gjithë ata gjimnazistë të cilët janë viktimat e trafikut të drogës, për të gjithë ta gjimnazistë të cilët janë viktima të shitësve dhe spaçatorëve të Edi Ramës në oborret e shkollës, për të gjithë ata gjimnazistë që janë pjesë e dhunës së mësuesve të politizuar të Edi Ramës të protestojmë. Për të gjithë ata me të cilët Ministria e Arsimit tallet dhe bën eksperimente, për të gjithë ata studentë të cilët duan të kenë një të ardhme dhe punë të garantuar, për të gjithë ata pedagogë dhe mësues të cilët e kuptojnë sot se në ç’gjendje është sistemi arsimor , për të gjithë ata mjekë dhe infermierë të cilët duan të punojë, për të gjithë të papunë që kërkojnë një shpresë në Shqipëri, sot është dita për të protestuar.
Sot në këtë bulevard, i cili sot ka më shumë se 100 mijë protestues. Sot ky bulevard i dha shpresë Shqipërisë, i dha shpresë rinisë shqiptare. Sot ky bulevard ka thyer dhe ka këputur zinxhirët e skllavërisë dhe të frikës, i cili kishte pushtuar zemrat e shqiptarëve. Sot frika iku nga mendja jonë. Sot frikë nuk kanë më shqiptarët. Sot frikë ka Edi Rama. Dua të falenderoj të gjithë ata qytetarë europianë dhe amerikanë që protestojnë sot në protestën e opozitës, sepse ata protestojnë për një Shqipëri Europiane dhe të vërtetë. Dua të falenderoj të gjithë vëllezërit dhe motrat tanë policë që i kanë nxjerrë sot këtu. Ju bëjmë të ditur, ju jeni vëllezërit tanë ju vuani njëlloj si çdo shqiptar prandaj lufta jonë nuk është me ju por me krimin e organizuar, është me trafikantët e drogës të cilët jo vetëm njollosën uniformën e policisë por dhe gjakun e policëve të vrarë në krye të detyrës. Ashtu si në 21 janar ju policët futët në gji flamurin kombëtar kur bandat e Edi Ramës e hidhnin si një revole. Unë po ju them, ju duam, jeni me ne, protestoni me ne, ta largojmë këtë të keqe nga Shqipëria. Sot dua tu them me dorë në zemër, më shumë se kurrë kjo protestë ka një rëndësi të veçantë sepse për të gjithë ata skeptikë të cilët nuk besojnë te opozita. Për të gjithë ata skeptik dhe intelektual të cilët nuk kanë shpresë te Shqipëria. Sot kjo protestë i dha zemër të gjithë atyre njerëzve, burrave dhe grave të cilët kanë bërë gati plaçkat për tu larguar. Sot kjo protestë ju jep zemër të gjithë atyre të rinjve dhe të rejave që e ardhmja e tyre është në Shqipëri. Prandaj sot më shumë se kurrë ne jemi këtu të gjithë bashkë pa dallim feje, bindje, krahine dhe ideje. Sot ne jemi këtu për Shqipërinë tonë, e bukur dhe të begatë. Për Shqipërinë që e ka bekuar Zoti por për Shqipërinë e cila do ti vejë çizmen Edi Ramës sepse çdo ditë dhe më shumë ky njëri e dhunoi më shumë se kushdo tjetër. Ky njeri i cili nuk ka të ardhme, i cili e ka shfrytëzuar dhe është tallur me shqiptarët ka ardhur koha që ti themi ndal. Prandaj ju ftoj që nga ky moment, mos ndaloni, bisedoni me miqtë tuaj, me familjarët tuaj, ngrijeni zërin, ne do të jemi me ju, në çdo protestë tuajën. Do të jemi me ju në çdo angazhim tuajin qytetar dhe civil. Ne do të vijmë me ju për tu bashkuar dhe për ti treguar krimit të organizuar që ka kapur shtetin shqiptar që boll ikni, Shqipëria nuk është vendi i tyre. Shqipëria është vendi i shqiponjave, është vendi i njerëzve krenar. Zoti ju ruajt të gjithëve juve, familjet tuaja. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët.
Sigal