Monika Kryemadhi: Protesta e 16 shkurtit, jo protestë politike, por protestë për hallet e çdo shqiptari

473
Sigal

Ne sot mbajmë vendin e parë në Evropë për azilkërkues, sepse i premtuan shqiptarëve 300 mijë vende pune dhe në fakt shqiptarët janë 400 mijë që kanë ikur nga Shqipëria dhe pjesa më e madhe janë të rinj e të reja. Iu premtua shqiptarëve që do të ulin çmimin e energjisë elektrike, por në fakt u rrit çmimi i energjisë elektrike. Iu premtua pensionistëve që do të rriten pensionet, por përkundrazi, iu grabitën pensionet, iu hoqën edhe ndihmesën që merrnin për energjinë elektrike, ilaçet etj. Iu premtua shqiptarëve që do të ulnin taksat, u rritën taksat. Iu premtua shqiptarëve që do të ulin çmimet e ushqimeve të shportës që janë buka, mielli, vaji, sheqeri, por përkundrazi u rritën çmimet. Iu premtua biznesit të vogël që do t’i ulim taksat, i futi në skemën e TVSH-së për t’i falimentuar. Data 16 shkurt, është një datë që opozita e ka lënë për protestë nga gjithë Shqipëria. Nuk është protestë politike. Çdo shqiptar që largohet sot nga Shqipëria është sikur i heq një gjymtyrë njeriut nga trupi i tij. Prandaj 16 shkurti do të jetë një datë kur të gjithë do të mblidhen për të protestuar, për të protestuar për hallet e tyre.