Sigal

Kryetarja E LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pas mbajtjes së referendumit në Maqedoni.

Kryemadhi ka përshëndetur vullnetin e popullit maqedonas dhe ka thënë se tashmë “i takon politikës maqedonase të veprojë me maturi për realizimin e marrëveshjes me Greqinë dhe etapave të integrimit të vendit në familjen euro-atlantike”.

Postimi i Monika Kryemadhit në Facebook

Dëshiroj të përshëndes vullnetin e shprehur nga populli maqedonas për realizimin përfundimtar të marrëveshjes me shtetin fqinj Greqinë për çështjen e emrit.

Qytetarët e Maqedonisë dhanë mesazhin e qartë për perspektivën e tyre euro-atlantike.

I takon politikës maqedonase të veprojë me maturi për realizimin e marrëveshjes me Greqinë dhe etapave të integrimit të vendit në familjen euro-atlantike.