Monika Kryemadhi për protestën e studentëve: Protesta nuk është politike, por për t’u dhënë fund rraskapitjeve

399
Sigal

Gjatë takimit me LGI-në e Tiranës, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi shprehu mbështetjen për protestën e paralajmëruar nesër nga studentët. Kryemadhi tha se kjo protestë nuk është protestë politikë, por një protestë që tenton ti jap fund agonisë në universitetet shqiptare. “ Dhe jam e bindur që angazhimi juaj si strukturë e LGI-së së Tiranës nuk do të ngelet vetëm te struktura e LGI-së, por do të shtrihet kudo në çdo qelizë, në çdo lagje, në çdo pallat, në çdo rrugë për të folur me vajzat, me gratë, me studentet sepse edhe nesër është protesta e studentëve, që të gjitha vajzat tona dhe djemtë tanë të jenë nesër në protestë, sepse protesta e studentëve nuk është protestë vetëm për politikë, siç kërkon ta ndajë dhe ta përçajë Edi Rama. Protesta e studentëve është për kërkesat e tyre, për fatin e tyre, është për t’i dhënë fund agonisë në universitetet shqiptare. Boll më me rraskapitje, boll më me angazhime të cilat nuk sjellin gjë tjetër veçse të forcojnë një palë ose një palë tjetër. Na duhet sistemi të jetë i fortë për shqiptarët. Nuk duam më lider të fortë, duam sistem të fortë që na garanton fëmijët tanë”, tha Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.