Monika Kryemadhi: Opozita fiton zgjedhjet dhe me Ramën kryeministër

593
Sigal

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi sot në emisionin “Tempora” në Ora News se opozita i fiton zgjedhjet kundër Edi Ramës edhe duke qenë ai kryeministër.

Sonila Meço: Monika Kryemadhi pranon që të shkojë në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër?

Monika Kryemadhi: Unë e kam thënë gjithmonë që ne fitojmë edhe në zgjedhje të pandershme me Edi Ramën.

Sonila Meço: Pra mund të shkoni në zgjedhje me Edi Ramën?

Monika Kryemadhi: Kjo nuk është dëshira ime, ky është një vendim që do ta marrim të gjithë si front opozitar, ajo që dua të them, e para janë standardet, ti nuk mund të hysh në zgjedhje pa standarde, e para njëherë është populli vetë që nuk beson në një proces votimesh apo në një proces “zgjedhor” pa standarde, të parët janë qytetarët që thonë ne nuk bëhemi farsë e këtij procesi sepse po të pyesësh mamanë time thotë, unë nuk dua t’ja di fare se si do zgjidheni ju, me lista proporcionale apo me mazhoritar. Sepse në fund të ditës njerëzit mendojnë se beteja nuk bëhet për njerëzit, por për klasën politike.