Monika Kryemadhi: Opozita bashkëkontribuese për procesin. Qeveria të realizojë detyrat për luftën kundër krimit dhe drogës

563
Prononcimi I Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi pas takimit me Shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Frederica Mogherini
Duke pasur parasysh falenderimet për të gjithë punën që ka bërë Komisioni Europian për ti dhënë një dritë jeshile Shqipërisë për herë të dytë, pra mbas vitit 2016, ne kemi përsëri një dritë jeshile që I jepet jo vetëm Shqipërisë, por në radhë të parë klasës politike për të reflektuar. Raporti që do të na dorëzohet sot edhe nga Ambasadorja do të jetë një raport prej shumë faqesh, ku në fakt aty janë të gjithë detyrat të klasës politike, duke pasur parasysh problemet që ka Shqipëria sot, qoftë me luftën kundër krimit të organizuar, luftën kundër trafiqeve të drogës, luftën kundër korrupsionit, zbatimin e Reformës në Drejtësi, atë që shqiptarët e kanë pritur me një vëmendje të jashtëzakonshme. Gjithashtu ne I kërkuam zonjës Mogerini dhe ndërhyrjen e saj në mënyrë njerëzore pranë zotit Rama për të liruar 11 kukasianët, të cilët mbahen në mënyrë të padrejtë nga policia, duke patur parasysh që vetë kryeministri Rama kërkoi falje publike në Parlament, përsa I përket ngritjes së Pay-tollëve në Rrugën e Kombit në zonën më të varfër të Shqipërisë dhe ajo çka dua të themi është se ajo që është edhe më e rëndësishme për ne, është që sot shqiptarët kanë nevojë për më shumë besim dhe për ta parë Bashkimin Europian sa më pranë. Zonja Mogerini në fakt na falenderoi opozitën shqiptare dhe si bashkëvepruese dhe bashkëkontribuese në të gjithë këtë proces, ku meritat janë qoftë të mazhorancës, apo akoma më shumë të opozitës, e cila bën kalime mbi veten e saj për të dhënë një mundësi shumë më të madhe Shqipërisë dhe shqiptarëve, sepse në fund të fundit jeta politike e politikanëve shqiptarë është një jetë politike të cilët janë të detyruar ta bëjnë, por opozita është ajo që ka sakrifikuar më shumë nga vetja e saj për ti dhënë një mundësi më shumë shqiptarëve, për t’ia dhënë këtë mundësi shqiptarëve, dhe jo mazhorancës. Është një rrugë e vështirë deri në qershor, ku opozita është e hapur dhe ka qenë gjithmonë prezente në punën e saj dhe në iniciativat e saj për hapjen e negociatave të menjëhershme për Shqipërinë. Sigurisht që është e vështirë, sepse situata që po kalon vetë Bashkimi Europian e bën akoma dhe më skeptike, por ajo çka është edhe më e rëndësishme, detyrat që I janë lënë qeverisës shqiptare për të realizuar, luftën kundër krimit, luftën kundër drogës dhe të gjitha problemet e tjera, të cilat ne do ta lexojmë me shumë vëmendje Raportin që është paraqitur nga Komisioni Europian.

Pyetje nga gazetarët

Kryeministri Rama ka thënë që ka elementë të opozitës, të cilët lobojnë për bllokimin e negociatave. A keni një koment për këtë?
ryeministri në fakt duhet të largohet nga arroganca e tij dhe nga manipulimi që bën çdo ditë dhe më shumë sepse nëpërmjet deklaratave spekulative kërkon të mbulojë kapjen e tij nga krimi i organizuar. Dua të them atë çka ka bërë opozita, ka kaluar çdo limit të bashkëpunimit të saj me z. Rama duke filluar që në prezencën e saj në parlament duke vazhduar dhe i ngritur çdo ditë e më shumë duke ia dhënë mundësinë z. Rama për të reflektuar por mesa duket i vetmi njeri këtu që nuk ka më ngjyrat kuqezi është z. Rama se shqiptarët dhe gjithë ata deputetë dhe opozita të cilët duan të veshin ngjyrën kuqezi këtu e kanë veshur. Në qoftë se ka njeri këtu që nuk mban më ngjyrën kuqezi është Edi Rama. Kështu që për mua dhe për të gjithë opozitën është shumë e qartë, jam e bindur që z. Rama kërkon vetëm të largojë vëmendjen nga problemet që ka sot Shqipëria. Ne do të marrim raportin nga Komisioni Europian do ta lexojmë me vëmendje , do tua bëjmë të ditur dhe ju mediave për të bërë të qartë detyrat që Komisioni Europian na ka vendosur politikës shqiptare, por në rradhë të parë nuk ia ka vendosur opozitës por ia ka vendosur qeverisë sepse luftën kundër krimit të organizuar nuk e bën opozita por e bën qeveria. Luftën kundër bandave dhe trafikut të drogës nuk e bën opozita por e bën qeveria. Tashmë reformën në drejtësi e dini shumë mirë që është zgjedhur një prokurore e përgjithshme me votat e mazhorancës dhe pa Vetting. Tashmë e dini të gjithë shumë mirë që para se të largohen gjyqtarët dhe prokurorët nga Vettingu del dhe deklaron kryeministri shqiptar në faqen e tij në Facebook pra çdo gjë është shumë e qartë. Ajo çka ne mendojmë që është shumë e rëndësishme është që kushti që ka vendosur BE më duket se është Edi Rama. Të gjitha këto kushte që janë të vendosura nga BE kanë vetëm një personifikim që ka emrin Edi Rama
Sigal