Monika Kryemadhi/ Nuk ka teatër nga opozita, sepse kemi djegur mandatet

528
Sigal

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një lidhje direkte me emisionin “Të Paekspozuarit”, ka komentuar aksionin e opozitës dhe deklaratat e Edi Ramës, se ato janë teatrale. Kryemadhi tha se një gjë e tillë nuk është e vërtetë, por se opozita nuk do të nxjerrë qytetarët për t’u vrarë.

“Si puna juaj, të gjithë qytetarët, janë aq të revoltuar dhe mezi po presin që njeriu qesharak të ikë. Në fakt, ne e trajtojmë si qesharak, por ai është i rrezikshëm për jetën e shqiptarëve. Rrezikshmërine e tij e mbulon me batuta qesharake. Ajo që të bën pështypje, është që njerëzit, analistët, ndihen të revoltuar dhe mezi po presin ikjen e këtyre njerëzve. Nuk ka teatër nga opozita, sepse kemi djegur mandatet.

Mos harroni se kë kemi përballë. As Sali Berishn, as Nanon dhe as Metën, por keni një kriminel të strukturuar në mënyrë perfekte, me ambasadorë që shërbejnë si ambasadorë të Edi Ramës. Ambasadat shqiptare në Europë, shkojnë me firmën e ambasadorit, për të shantazhuar gazetarë që shkruajnë kundër qeverisë.

Aksioni i opozitës, është strategji e menduar shumë mirë, nuk është teatër. Kemi gjashtë muaj që dëgjojmë, pa strategji, pa platformë, kur e japim strategji, thoni cështë kjo strategji. Ne nuk marrim njerëzit në qafë, ti vrasim atje.

Kjo është një rrugë më e vështire se ajo ë 1997. Kërkon nerva të forta, qëndresë. Ka dy ndryshime.

Nuk kemi përballë asnjë personazh politik, por kemi përballe një kriminel. Keni dëgjuar ndonjë vrasës serial që dorëzohet vetë? Jo. Ose i heq qafe policia dhe drejtësia, ose kanë marrë mallin e gabuar”.