Monika Kryemadhi: Nuk ka negociata me Ramën për karrigen e tij

87

 

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, gjatë takimit që mbajti me strukturat e LSI-së në Njësinë nr. 8 në Tiranë, komentoi edhe letrat publike që Rama i dërgon Bashës për dialog, duke ia bërë të qartë Ramës

“Me 140 milion do ishin bërë dy spitale sa QSUT.

Do ishin paguar të gjitha mjekimet falas për pensionistët shqiptarë. Do ishin paguar kimioterapitë e shqiptarëve. E kështu me radhë, meqë ky ka folur për shëndetësin falas, po që sa shtrenjtë po e paguajnë shqiptarët. Këto janë para gjaku që ky po ua merr shqipatrëve të cilët i fut në burg për një kupon tatimor

Janë para që u merren shqiptarëve nga Edi Rama për të paguar hajdutët e tij. Kaq dëm i ka bërë këtij populli sa shqipatrët, të rinjtë, po kërkojnë të largohen nga Shqipëria. Dëgjojmë se si qurravitet dhe shkruan letra për opozitën.

Kjo do të thotë që ka frikë, që është gati të bëjë kompromis për karrigen e tij. Por do ta marrë përgjigjen.

Nuk ka negociata me Ramën për karrigen e tij.

Ka dialog me shqiptarët për të larguar njëherë e mirë duart nga vjedhja e zgjedhjeve, nga krimi.

Nuk ka zgjedhje në Shqipëri që ti bëjë Edi Rama si i bënte Enver Hoxha.

Hoxha i bënte me Sigurimin e Shtetit, Edi Rama me kriminelët.

Po nëse ky zotëria nuk ka frikë nhga zgjedhjet, pse ka frikë nga komisionerët tanë.

Po normal se kishe në plan të mbushte kutitë.

Katër kukullat e Edi Ramës në KQZ do të mbajnë përgjegjësi penale. Portokallja është shumë e vogël

Një gjë duhet të ketë një parasysh Edi Rama dhe mekanizmat e tij. Përgjegjësia do të jetë personale

Ne nuk kërcënojmë me viza as me burg. Forca e shqiptarëve është Kushtetuta që ky person nuk e konsideron’