Monika Kryemadhi: Nga mot gëzuar e me Shqipërinë që meritojmë!

553
Sigal

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka uruar shqiptarët për Vitin e Ri 2019.

Urimi i plotë i Kryemadhit:

Çdo vit meriton një urim në zanafillën e tij.

Qoftë 2019 vit i mbarë dhe i begatë për shqiptarët!

Urimet e politikanëve zakonisht janë pjesë e protokolleve, që nuk lexohen asnjëherë nga fillimi në fund. Ndaj për këtë, sot si nënë, dua t’ju uroj të gjithë familjeve shqiptare; qofshi çdo ditë të vitit, që sapo ka hyrë, të paqtë e të gëzuar, iu realizofshin të gjitha dëshirat dhe ëndrrat fëmijëve tuaj. Si grua dëshiroj sa më shumë integritet e forcë për zonjat dhe vajzat shqiptare, që janë motorri dhe frymëzimi në familje dhe shoqëri. Dhe si politikane, uroj dhe shpresoj që ky vit të jetë i duhuri, për të sjellë më shumë siguri e jetë të mirë për qytetarët shaiptarë.

Shpirti i protestës shoqëroftë çdo ditë të gjithë ata që nuk mund ta durojnë më këtë qeverisje të papërgjegjshme.

Është koha që të gjithë të përpiqemi dhe të kontribuojmë për largimin e Edi Ramës, përgjegjësit kryesor për situatën e paprecedentë në të cilën ndodhet Shqipëria.

Qoftë 2019-a viti i ndërgjegjësimit dhe revoltës qytetare, për ti dhënë shpresë fëmijëve të shqiptarëve që Shqipëria do të bëhet një ditë vendi nga i cili jo të gjithë do të duan të largohen sa më parë.

Nga mot gëzuar e me Shqipërinë që meritojmë!