Monika Kryemadhi: Nënë Tereza gruaja e “vogël” e cila diti ti thotë botës së madhe se Dashuria mund të fitojë mbi çdo situatë

112

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi  i ka dedikuar një status në faqen e saj në Facebook, ditës së shenjtërimit të Shenjtores shqiptare Nënë Tereza. Kryemadhi thekson se kjo ditë është një ditë krenarie për të gjithë shqiptarët. Kryetarja e LSI theksoi se Nënë Tereza ishte një grua e “vogël” e cila i tregoi botës së madhe se Dashuria, mund të fitojë mbi çdo situatë.

Postimi i plotë:

“Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Përsa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit”,

Sot përkujtojmë e kremtojmë Shën Nënë Terezën, bijën shqiptare e misionaren e madhe.

Për të gjithë ne shqiptarët ky është një çast gëzimi të pafund, si dhe i një krenarie legjitime, kur kujtojmë se si një grua “e vogël” diti ti thotë botës së madhe se Dashuria mund të fitojë mbi çdo situatë, sado e vështirë dhe e pamundur për tu jetuar apo realizuar të duket ajo.

“Ne jemi lapsi me të cilin Zoti shkruan historinë!” – mos ta harrojmë e ta bëjmë motiv në jetë këtë frazë të kësaj gruaje të papërsëritshme.