Monika Kryemadhi ne Prrenjas: Sa me shume prodhim vendas te kemi, aq me e forte eshte ekonomia jone

698
Kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi ishte sot ne Bashkine e Prrenjasit, ku mori sot pjese ne Panairin e Produkteve Bujqesore. Ne fjalen e saj ne kete Panair, kryetarja e LSI-se u fokusua te rendesia e mbeshtetjes dhe zhvillimit te prodhimeve vendase ne bujqesi. “Të jemi sa më pranë jush të jemi sa më afër jush për të diskutuar dhe ngritur problemet që çdo ditë e më shumë të lehtësojnë prodhimin dhe të rrisim sa më shumë prodhimin vendas. Sa më shumë prodhim vendas të kemi aq më e fortë është ekonomia jonë, sa më e fortë të jetë ekonomia juaj aq më shumë zhvillohet bashkia juaj, aq më shumë kanë mundësi fëmijët tuaj për të jetuar më mirë, më të lumtur dhe më të begatë në vendin tonë.

Mbarësi me prodhimet, dhe mbarësi në famijet tuaja dhe begati”, tha kryetarja e LSI ne fjalen e saj ne kete panair. 

Prononcimi per Mediat: 
Ishte kënaqësi pjesëmarrja në këtë panair. 
Për mua ishte hera e parë të marr pjesë në panairin e Bashkisë së Përrenjasit. 
Pjesëmarrja e fermerëve me produktet e tyre bio ishte shumë interesante sepse në fakt drejt këtij promovimi duhet të shkojmë, drejt promovimit të produkteve tona bio. 

Sepse ajo çka ofron Shqipëria është një nga mundësitë më të mëdha që kemi për zhvillimin e produkteve tona të cilat mos të jenë të konsumueshme vetëm brenda vendit por edhe jashtë saj. 

Sigurisht që perspektivat janë shumë të mira por me një organizim shumë të mirë me një përkrahje shumë të mirë që mund të bëhet qoftë nga Bashkia qoftë nga institucionet shtetërore, nga qeveria do të zhvillonte akoma më tej këtë bujqësi. 

Jo vetëm bujqësinë por edhe zhvillimin e shumë produkteve të tjera siç janë ato të etnografisë, pra duke pasur parasysh kostumet e mrekullueshme të zonës së Rrajcës apo për të vazhduar më shpejt traditën dhe vlerat e patjetërsueshme të kësaj zone.

Ishte një eksperiencë shumë e bukur dhe shpresoj që kjo gjë të vazhdojë edhe më tutje jo vetëm për produktet e vjeshtës për panairin e produkteve të vjeshtës por edhe për panaire dhe produkte të tjera që promovojnë dhe rrisin më shumë vlerat e kësaj zone. 

Është një zonë e jashtëzakonshme jo vetëm nga ana e pasurisë së saj kulturore por e pasuruar me vlera njerëzore dhe humane që janë shumë të mira dhe që sot është vështirë ti gjesh në këtë realitet.
Sigal