Monika Kryemadhi u prit nga DASH: Shqipëria në moment tepër delikat

922
Sigal

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u prit në Departamentin Amerikan të Shtetit nga Zj.Susan K.Falatko, Drejtore e Zyrës për Cështjet e Europës Qendrore e Jugore.

Zj.Kryemadhi ndau me zj.Falatko opinionet dhe shqetësimet lidhur me situatën e rëndë politiko-sociale në Shqipëri, si dhe angazhimin politik të LSI-së në këtë moment tepër delikat për vendin.

Ajo nënvizoi rolin e veçantë e vëmendjen e SHBA per Shqipërinë bazuar edhe në vlerat e jashtëzakonshme të demokracisë, që Amerika përfaqëson për vendin tonë.