Monika Kryemadhi: Me Ramën kryeministër rrezikojmë që negociatat të mos hapen

414
Sigal

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, gjatë një takimi me strukturat e LSI në Vorë deklaroi se hapja e negociatave është jetike për vendin. Kryemadhi: Që të realizohet dialogu politik për të ecur dhe për të vazhduar më përpara me Reformën Zgjedhore për të vazhduar me vazhdimësinë dhe ecjen përpara të Reformës në Drejtësi, siç zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm, siç është zgjedhja e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, siç është zgjedhja e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, e cila për hir të së vërtetës ka krijuar një boshllëk jashtëzakonisht të madh për procese të cilat kanë vite dhe vite që mbahen peng qoftë në Gjykatë të Lartë apo qoftë në Gjykatë Kushtetuese nuk gjejnë dot zgjidhje qofshin këto për pronat e tyre, për problemet e tyre, etj kështu me radhë. Hapjen e negociatave nuk e ka më tashmë në dorë opozita, tani kemi një parlament ku opozitës i hiqet e drejta e fjalës. Mos hapja e negociatave është vdekjeprurëse për shqiptarët, pse është vdekjeprurëse hapja e negociatave, sepse mos hapja e negociatave do të thotë që Shqipëria do të izolohet çdo ditë dhe më shumë. Faktikisht ne sot shikojmë që ngërçin tonë kryesor, të cilin ne e pamë dhe para disa ditësh në deklaratën e Komisionerit Hann, që nuk e ka më në dorë opozita, sepse opozita i ka bërë të gjitha mundësitë dhe iu ka luajtur të gjithë gurët e saj në lojën politike që sot parashtrohet. Kemi një parlament në të cilin i hiqet e drejta e fjalës opozitës për të folur, që vetëm në diktaturë bën vaki, nuk bën në demokraci. Kemi një Parlament që manipulon dhe falsifikon vendimet e parlamentit apo vendimet e komisioneve të ndryshme të Parlamentit. Kemi një parlament i cili uzurpohet dhe merret peng nga një njeri, i cili ka marrë në dorë dhe ka marrë peng qeverinë dhe fatin e shqiptarëve.