Monika Kryemadhi: LSI nuk nënshtrohet përpara asnjë zari, i vogël a i madh qoftë

476
Në mitingun elektoral të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Tiranë, zëvendëskryetarja Monika Kryemadhi deklaroi se LSI nuk është parti që nënshtrohet përpara asnjë zari.

Në fjalën e saj Kryemadhi deklaroi se LSI do të dalë forcë e parë, pasi sipas saj kjo është e vetmja mënyrë që Shqipëria të bëhet vend Evropian. “Kam vetëm një kërkesë për secilin prej jush, që nga dita e sotme të mos ndaloni asnjë moment, të punoni çdo ditë për të votuar LSI-në për të ardhmen e qindra mijëra të rinjve”, u shpreh Kryemadhi. Sipas saj, Shqipëria ka një shans, dhe shansi është për të votuar numrin 1, si shansi për të ndërtuar të ardhmen në vendin tonë.

Gjatë fjalës së saj Monika Kryemadhi tha se LSI është forcë e parë dhe nuk do ti nënshtrohet kurrë asnjë zari.

“ LSI-ja është ajo forcë politike që u krijua përpara 18 vitesh, LSI është ajo parti politike që nuk do të nënshtrohet kurrë përpara asnjë zari të vogël e jo më një zari të madh. Shqipëria nuk është cirku i klounëve, është një vend që duhet ta kthejmë në rrugën Evropiane” tha Kryemadhi.
Sigal