Monika Kryemadhi: LSI është e vetmja forcë politike që do të qeverisi me përulësi

526
Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me banorët e qytetit të Lezhës, prezantohen kandidatët për deputetë
Monika Kryemadhi: Kjo është një tirani që oligarkia ka kërkuar ta vendos në Lezhë dhe në të gjithë Shqipërinë
Monika Kryemadhi: 25 qershor, LSI forcë e parë!
Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me banorët e qytetit të Lezhës, ku u prezantuan edhe kandidatët për deputet për zgjedhjet e 25 qershorit.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin kandidatët e LSI-së për qarkun e Lezhës, zëvendëskryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, qytetarë, simpatizantë, etj.
Duke folur përpara qytetarëve të Lezhës, znj. Kryemadhi u shpreh se Lëvizja Socialiste për Integrim do të dalë forcë e parë në zgjedhjet parlamentare pasi është e vetmja forcë politike që i ofron një shans të gjithëve.
“Ne sot kemi një mision, me votën tonë duke i dhënë LSI-së forcë e parë, drejtimin e qeverisë, sepse me drejtimin e ri ne do të kemi shansin për të qenë evropian të vërtet. Do të kemi shanse për të qenë të lirë në vendin tonë. Ne e kemi një shans në datën 25 qershor për të rikthyer fuqinë, për të rikthyer punën, për t’i rikthyer identitetin dhe integritetin që i takon Lezhës duke votuar numrin 1”,- tha zëvendëskryetarja e LSI-së.
Znj. Kryemadhi gjithashtu u ndal në fjalën e saj tek alternativa që ofron LSI duke theksuar se Lëvizja Socialiste për Integrim është e vetmja parti që do të qeverisë me përulësi duke i thënë fund tiranisë dhe oligarkisë që u tentua të vendosej në Shqipërisë.
“Kjo është një tirani që oligarkia ka kërkuar ta vendos në Lezhë dhe në të gjithë Shqipërinë. LSI është e vetmja forcë politike e cila me drejtimin e saj të ri do të jetë një parti që do të qeverisi me përulësi, me dashuri, me respekt për të gjithë qytetarët, fshatarët, katundarët, malësorët kudo ku janë në Shqipëri”, – nënvizoi Zëvendëskryetarja e LSI-së.
Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputet të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Viktor Tushaj u shpreh se LSI me programin e saj garanton një të ardhme të sigurt për të rinjtë në vendin e tyre duke u ofruar platformë konkrete për zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës për të rinjtë.
“Nuk do ta lëmë fatin e këtyre të rinjve në fatin e një lotoje amerikane apo rrugëve të Evropës për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre. Ne me këtë rini të mrekullishme e cila do ta ndërtojë fatin e saj në këtë vend, ne do të ndërtojmë të sotmen e Shqipërisë. Ne së bashku me këtë energji të jashtëzakonshme ne do të punojmë që të rinjtë shqiptar ta gjejnë veten tyre. LSI do të punojë pa reshtur për të krijuar hapësirat e mjaftueshme që rinia shqiptare, energjitë e saj t’i hedh në këtë vend. Energjitë intelektuale, energjitë fizike dhe mendore sepse kështu do të ndërtohet e sotmja e këtij vendi dhe e ardhmja e tij”, – u shpreh z. Tushaj.
Sigal