Monika Kryemadhi: LSI do mënyrë tjetër ndryshe qeverisje

83
Nënkryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur për marveshjen PS-PD. Sipas saj, paketa McAllister është një copy-paste e asaj që ka kërkuar dhe thënë Ilir Meta për krijimin e një qeverie besimi.
“LSI do dali forcë e parë pas zgjedhjeve. Sot vendi është më i qetë, të gjithë sot janë më të qetë. Unë shikoj një problematikë, psh marrëveshja për reklamat ndaj televizioneve që i kërkojnë reklama falas për fushatën, ndërsa sa për marveshjen e shikoj pozitive.”- u shpreh Kryemadhi.
Bushati: Marrëveshja ishte një turp i madh mes PS dhe PD. Vetëm po të shohim çfarë parimesh kanë mbrojtur Rama dhe Basha përpara se të arrinin marrëveshjen e kuptojmë që e gjitha s’ka themel dhe as është bërë në interes të zgjedhjeve të lira dhe të njerëzve. Çfarë garancie mori PD, që merr një ministër rendi karaterist dhe do të luftojë hashashin. LSI, si gjithmonë është parti e tretë që e mbështet kastën po aq sa dy partitë e mëdha.
Kryemadhi: LSI gjithmonë ka kërkuar të ruajë stabilitetin e vendit .Kjo marrëveshje duhet të ishte bërë më përpara dhe jo të rrinin 90 ditë në çadër .
Bushati: Pse nuk i thoni shqiptarëve që kjo marrëveshje është bërë në dëm të shqiptarëve dhe në dëm të LSI.
Kryemadhi: Marrëveshjet për mua, nuk është së më krijojnë ndonjë shqetësim, ajo që më shqetëson është sa thelb kombëtar ka brenda marrëveshjes dhe sa do i shërbejë vendit në aspektin kombëtar.