Monika Kryemadhi letër ambasadorëve Lu e Vlahutin: Dolët garant për Reformën në Drejtësi, por…

645
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i ka dërguar një letër Ambasadorit amerikan Donald Lu dhe ambasadores së BE, Romana Vlahutin në lidhje me problematikat e Reformës në Drejtësi.
Sipas Kryemadhit, mazhoranca po sillet në mënyrë arrogante duke përbuzur opinionet e dhëna nga ONM për kandidatë kandidatë të caktuar nga Sekretari i Përgjithshem i Kuvendit.
Kryemadhi thotë se LSI-ja ka votuar reformën në drejtësi dhe 7 ligjet duke pasur garant SHBA dhe BE, por sipas saj mazhoraca nuk po lejon implementimin e reformës në drejtësi, duke minuar rëndë dialogun politik
“Problemi me kritik vazhdon të mbetet implementimi i Reformës në Drejtesi. Sjella arrogante e mazhorances ka minuar rende dialogun politik. Moment i patolerueshem është përbuzja e opinioneve të dhëna nga ONM për kandidatë të caktuar nga Sekretari i Përgjithshem i Kuvendit (ish-sekretar i pergjithshem i ministrit Tahiri). Veprimet e maxhorancës jane te nje linje politike qe ka prioritet kapjen e drejtesise. Kapja e drejtesise do kete pasoja te renda politiko-shoqerore per vendin. LSI votoi pa asnje medyshje reformen dhe 7 ligjet sepse ishin garante BE dhe SHBA. Koha i dha te drejte mosvotimit te PD-se. Roli i ndërkombëtarëve shumë i rëndësishem për krijimin e një klime të re politike,” mësohet të jetë shkruajtur në letrën e Kryemadhit drejtuar ndërkombëtarëve.
Sigal