Monika Kryemadhi: Largimi i Edi Ramës, mision kombëtar

560
Sigal

E ftuar te “5 pyetjet nga Babaramo” kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, u shpreh se protesta e 27 janarit është vetëm maja e ajsbergut. Ajo tha se opozita do organizojë protesta të tjera në muajt në vijim për largimin e kryeministrit Edi Rama.  

Znj. Kryemadhi, i arriti
pritshmëri protesta e 27 janarit? Ju pyes si një nga organizatoret kryesore të
saj.

Nuk
mund të them që isha një nga organizatorët për shkak të asaj që ndodhi atë ditë.
Organizatorët e vërtetë ishin vetë qytetarët. Edhe protesta e 27 janarit ishte
si rezultat i kërkesës dhe i nxitjes që qytetarët ushtronin ndaj LSI-së, apo edhe
PD-së, për të pasur një protestë apo edhe për të krijuar një realitet të ri
politik. Vërtet opozita mund të ketë qenë e çorganizuar për shkak të
pozicionimeve të reja të forcave të ndryshme politike por ajo çka të bënte më
shumë përshtypje është pakënaqësia në popull është aq e madhe saqë ata donin vërtet
diçka të rëndësishme për ta shprehur këtë pakënaqësi. Ishte një marshim në
bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku faktikisht e pamë të gjithë që pjesëmarrja
aty ishte e jashtëzakonshme që tregoi se shumica e shqiptarëve janë kundër
qeverisë. Pas kaq shumë vitesh ne nuk kemi parë kaq shumë pjesëmarrës në një
protestë kur kemi vetëm 3 muaj pasi kjo qeveri mori pushtetin. Kjo rrit shumë përgjegjësinë
tonë si LSI, por edhe të gjithë opozitës. E vendos opozitën përballë një sfidë
shumë të rëndësishme.

 

Ju si drejtues të
opozitës thoni që kjo protestë i arriti pritshmëritë tuaja. A ia arritët ju
pritshmëritë e atyre që thirrët? Ndonjë kritik mund të thotë që: erdhën,
protestuan dhe gjithçka mbeti si më parë.

Mos
u çudit për këtë. Po të ushtrohej dhunë do të kritikonin dhunën. Protesta ishte
paqësore dhe janë kritikë se nuk kishte dhunë. Ne jemi mësuar me skeptikët e
opozitës. Në radhë të parë protesta tregoi se opozita është shumica dhe jo
pakica në Shqipëri. Në radhë të dytë, tregoi që bashkimi bën fuqinë. Sepse nëse
të gjitha forcat politike do të ishin në 25 janar të bashkuara, ne sot nuk do
të kishim 74 mandate të blera me paratë e drogës në parlament. Në radhë të
tretë, tregon që qytetarët e larguan frikën për të protestuar, në radhë të
katërt bëmë koshient edhe ata që nuk duan të shikojnë dhe as ata që duan ta
dëgjojnë se çfarë ndodh, bëmë prezente që, prit se ka një frymë opozitare për
të protestuar. Ky është vetëm fillimi, kjo është maja e ajsbergut të protestës.
Mos të harrojmë që është një qeveri jo vetëm e kriminuar, por e subvencionuar
në mënyrë permanente me shuma të mëdha parash brenda dhe jashtë vendit për të
intimiduar qytetarët, për të krijuar idenë që këtu çdo gjë është shumë normale,
këtu jeta është rozë, njerëzit janë shumë të lumtur, jetojnë në jetë luksi, por
në të vërtetë është komplet e kundërta. Dalja në Bulevardin Dëshmorët e Kombit
të një numri jashtëzakonisht protestuesish, thashë kemi dhjetëra vite që nuk e
shohim diçka të tillë. Mediat ndërkombëtare bënin një rezyme të kësaj proteste
që thoshin, që shqiptarët pas tre muaj qeverisje të re të Kryeministrit, i cili
akuzohet për lidhjen me mafien, për çështjen e ish-ministrit të Brendshëm duke
qenë si koka e trafikut të drogës. Të gjitha këto me radhë prezantoheshin nëpër
TV dhe mediat ndërkombëtare. Por të gjitha veniten në mediat shqiptare për t’i
vendosur shqiptarët në gjumin letargjik, në gjumin e harresës, të cilët duke
qenë sa më të varfër, sa më të pa informuar normal që janë më të lehtë për tu
nënshtruar. Protesta e datës 27 është vetëm maja e ajsbergut, sepse gjërat do
vazhdojnë më tej, jo për shkakun tonë por për shkak të pakënaqësisë së madhe
popullore që është.

 

Kjo pakënaqësi që thoni
që ka mes njerëzve, si mund të kanalizohet?

Sigurisht
që ajo kërkon strategjinë e vet dhe ne jemi duke punuar.

 

Në çfarë pistash?

Nuk
kanë rëndësi pistat sepse nuk është e nevojshme për t’i bërë sot. Pistat janë
në të gjitha drejtimet, i ke në Fier, në Lushnje, në Durrës, në Tiranë, i ke
kudo në të gjithë Shqipërinë. Ke situata të tmerrshme të cilat qytetarët i shikojnë,
e vuajnë përditë. Mjafton tu gjendesh atyre, është një nga arsyet që ata kanë
nevojë për politikën. Opozita ka filluar të zgjohet, të riorganizohet, ka
filluar të hyjë në ritmin e saj opozitar. Nuk mund të jemi perfekt. Pikërisht
se nuk jemi perfekt jemi në këtë pozicion që jemi. Por ajo që dua të them është
që një opozitë e cila fillon dhe rindez motorët e saj, e cila e shikon lidhjen
e saj të drejtpërdrejtë te problemet e njerëzve është opozita perfekte dhe që
do sjellë një reagim. Një opozitë e organizuar në të paktën që mund të bëj
është që do minimizojë sadopak korrupsionin. Korrupsioni tashmë është një nga
gjërat më të vogla që ka qeverisja aktuale, por do minimizojë shkeljen e ligjit
në mënyrë flagrante dhe shërbimin e kësaj qeverie në shërbim të grupeve të
strukturuara kriminale. Ky është një nga problemet më të mëdha. Dhe një tjetër
çështje e rëndësishme është ngjallja e shpresës për shqiptarët, për të qëndruar
në Shqipëri, për të qenë pjesë e opozitës, për të rrëzuar një qeveri e cila po
sjell vetëm eksod masiv të shtresës së mesme shqiptare.

 

Në protestën e 27
janarit, por edhe në deklarata të tjera keni thënë se do të kërkoni largimin e
kësaj qeverie, por prej 21 vjetësh asnjë qeveri nuk është larguar me forma
ekstraparlamentare. Gjithkush ka mbaruar mandatin 4-vjeçar, madje 8-vjeçar.

Unë
nuk di që të ketë ndonjë opozitë që nuk kërkon largimin e kësaj qeverie. Të
gjitha opozitat kërkojnë largimin e qeverisë. Ajo çka dua të them është se
largimi i Edi Ramës është një mision kombëtar. Pse e them që është mision
kombëtar? Sepse ne çdo ditë e më shumë po shikojmë se si shqiptarët po largohen
nga Shqipëria. Besoj se e patë se në çafër gjendje të mjeruar jetonin
shqiptarët në kampet e refugjatëve në Francë. Po në të njëjtën situatë jetojnë
në Gjermani dhe kudo. Problemi i madh është edhe largimi i shtresës së mesme, i
trurit të Shqipërisë. Ata njerëz të shkolluar që kemi po na largohen nga
Shqipëria. Siç është rasti i mjekëve apo i infermierëve që largohen drejt
Gjermanisë. Ashtu siç është rasti edhe i shumë shtresave të tjera që po
largohen nga Shqipëria për një vend pune, për një garanci apo për një jetë më
të mirë. Ashtu siç kemi biznese pafundësisht që po largohen nga Shqipëria drejt
vendeve të rajonit, sepse kanë jo vetëm klimën e biznesit shumë të favorshme,
por kanë dhe sistemin e taksave shumë më të ulët. Ndërkohë që kemi taksat më të
larta në rajon, jemi vendi më i varfër. Kemi iniciativën më të ulët se çdo vend
tjetër. Normalisht shqiptarët që kanë më shumë ambicie për jetën e tyre dhe që
kërkojnë një jetë më të mirë për familjet dhe fëmijët e tyre do të largohen nga
Shqipëria. Por faktikisht çfarë do të ndodhi? Kjo do të sjelli shpopullimin e
Shqipërisë.

 

Partitë e tjera të djathta
u shprehën kundër afrimit të LSI me e z. Basha?


shumë ka qenë pak e nxitur nga mediat, sigurisht asnjëherë nuk ka qenë ky
problem. Ajo që unë kam thënë dhe e them gjithmonë është se LSI ka elektoratin
e saj, ka votat e saj dhe ka vendet e saj në parlament. Ka qenë e nxitur. Për
mua kjo ka qenë e subvencionuar nga zyra mediatike e z. Rama me qëllim për të
krijuar një lloj pasigurie te opozita. Por këtu nuk qëndron problem se ku është
LSI-ja për sa i përket Frontit Opozitar. Këtu qëndron problemi a jemi të gjithë
kundër kësaj qeverie e cila çdo ditë e më shumë po varfëron shqiptarët. A jemi
të gjithë kundër kësaj qeverie, e cila çdo ditë e më shumë po detyron
shqiptarët të largohen nga Shqipëria? A jemi kundër kësaj qeverie, e cila çdo
ditë më shumë po bën që të ketë më pak ushqim në tryezat e shqiptarëve.

 

Ju thatë që keni votat
tuaja, ndërkohë që shumë nga këta kryetarë partish nuk janë zgjedhur në mënyrë
të drejtpërdrejtë, por në listat e PD-së. A i shikoni si problem këta për
koalicionin?

Nuk
i shikoj fare si problem për sa i përket koalicionit, sepse ne akoma nuk kemi
diskutuar dhe akoma nuk kemi biseduar për sa i përket koalicionit. Është reforma zgjedhore ajo që është
në diskutim më parë. Ndërkohë janë zgjedhjet lokale. Pra, janë shumë gjëra për
të shkuar deri tek ato zgjedhje, të cilat po trumbetohen. Ajo që mendoj është
që opozita duhet të unifikojë vendimet e saj dhe një axhendë të saj, për të
cilat jemi në një rrugë të mbarë, jo vetëm në institucionin e Parlamentit, por
edhe me aktivitete të tjera të mëtejshme. Këto aktivitete do të fillojnë shumë
shpejt të vihen në jetë, qoftë nëpërmjet strukturave partiake. Unifikimi i opozitës
në frontin opozitar është diçka shumë e mirë që është arritur dhe hapat e tjera
vijnë si pasojë e një axhende politike, të cilën detyrohemi ta zbatojmë për
arsye të kërkesave të vetë qytetarëve.

 

Ju po hartoni një
axhendë të përbashkët. Çfarë nënkuptoni ju me këtë axhendë?

Axhenda
e përbashkët është e pafund. Fillon që nga axhenda parlamentare, axhenda
mediatike, axhenda e nismave ligjore, axhenda e protestave të organizuara,
axhenda e zgjimit të njerëzve. Axhenda edhe duke takuar shoqërinë civile,
analistët, gazetarët, bizneset. Është një axhendë që kërkon një angazhim i jashtëzakonshëm,
qoftë kohor, qoftë fizik. Përveç kësaj kërkon edhe një ristrukturim të të
gjitha partive politike, në bazën e tyre, me njerëzit e tyre, kudo ata i kanë.
Kjo bën të mundur bashkimin e çdo grimce opozitare që është e nevojshme për të
krijuar këtë front opozitar. Këtu nuk është çështje politike. Nuk është
pushteti e Lulzim Bashës apo Monika Kryemadhit. Është normale që nuk del njeri
të protestojë për pushtetin e një individi. Ata dalin gjithsecili për të
luftuar për pushtetin e vetes së tyre. Shqiptarët e dinë shumë mirë që çdo
pozicionim i tyre në politikë është çfarë do t’u kthehet mbrapsht atyre. Në
kuptimin e punësimit të tyre, mundësinë e zhvillimit të bizneseve të tyre, të
shkollimit të fëmijëve të tyre, në kuptimin e një jete më të mirë dhe pasjes së
një standardi më të mirë jetese. Edhe ai që është në punë kërkon një punë
tjetër më të mirë, me më shumë të ardhura. Ai që është i papunë kërkon një
punë. Ata që kanë fëmijët emigrantë, kërkojnë që fëmijët e tyre të kthehen në
këtë vend dhe të hapin biznesin e tyre. Kjo është një alternativë që ne duhet
tua ofrojmë shumë shpejt dhe shumë shpejt do të bëjmë të mundur përfundimin dhe
prezantimin e saj. Fakti që njerëzit janë të lodhur vjen si pasojë e një
sjelljeje politike, nga vetë klasa politike, pjesë e së cilës jam edhe vetë,
pavarësisht kontributeve që ka gjithsecili në këtë gjë. Njerëzit presin diçka
të re nga kjo klasë politike. Por nuk mund të them që e reja sot në politikë
është Edi Rama, i cili ka 20 vjet në pushtet, 3 vjet ministër Kulture, 11 vjet
kryetar bashkie, 5 vjet Kryeministër. Shqiptarët duhet ndërgjegjësuar, sepse
për hir të së vërtetës, tranzicioni na bën me memorie të shkurtër ose me
memorie të vogël, për shkak të tranzicionit, të varfërisë, të mungesës së
alternativave shqiptarët fokusohen më shumë te halli dhe problemi sesa te
analiza politike. Ashtu si kemi dhe një ambient të përsëritjes ose të analizës
politike, në Shqipëri është gjithmonë që ne duam apo nuk duam për hir të së
vërtetës kemi problemet tona. Dashje pa dashje kjo është Shqipëria, të ofron
këto mundësi. Kemi edhe manipulime të shumë ngjarjeve historike. Njerëzit e
kishin harruar që Edi Rama ishte 20 vjet në pushtet, që ka qenë 3 vjet ministër
kulture, 11 vjet kryetar bashkie. Por 11 vjet kryetar bashkie tamam, se mund të
jesh kryetar po s’ke as para as buxhet edhe s’ke as mundësi as leje ndërtimi.
Kanë harruar që ka qenë 5 vjet kryeministër. Po të shikosh në gjithë historikun
ke faktorë të tjerë politikë, vërtet i ke në jetën politike por në pushtet ku i
ke?         Po marrim Sali Berishën, 8 vjet Kryeministër,
4 vjet President, marrim Ilir Metën 2 vjet Kryeministër, 1 vit ministër i Jashtëm,
6 muaj ministër Ekonomie, 5 vjet kryetar parlamenti. Problemi qëndron që
njerëzit nuk e bëjnë këtë analizë. Në jetën e përditshme kur shikon një jetë
komplet ndryshe sepse faktikisht ne kemi media pafundësisht për vendin e vogël
që kemi dhe ky është një avantazh shumë i madh dhe për opozitën. Por, nga ana
tjetër, mos të harrojmë që dhe presioni i madh që ushtrohet nga qeveria ndaj
medias është i jashtëzakonshëm për të indoktrinuar me politikat e saj. Kjo
është e vërtetë, njerëzit dëgjojnë gjuhën e drunjtë politike, që flasin
politikisht, me argumente politike. Por në fund të ditës ku është ky, ku jemi
ne.

 

Në fund të protestës të
27 Janarit, z.Basha kërkoi krijimin e një qeverie anti-mafi. Jeni dakord me
këtë qeverisje, pak a shumë çfarëdo emri mund t’i vësh, qe një qeverisje e
përbashkët, një qeveri teknike?

Qeveria
mjafton të jetë pa Edi Ramën dhe është qeveri antimafia për mendimin tim. Që
normalisht antimafia është një artikulim politik sepse mund të dalim dhe mund
të kërkojmë ekstreme të jashtëzakonshme dhe pastaj të gënjejmë njerëzit. Duhet
të jemi shumë të kujdesshëm në artikulimet politike.

 

Një bashkëqeverisje
PS-PD…

Patjetër
që duhet të ketë një bashkëqeverisje, po them përsa i përket përgatitjes së
zgjedhjeve, do shkosh në qeverisje me Edi Ramën që drejton bandat? Me kë do
shkosh në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër?

 

Në fakt z. Basha në
zgjedhjet e qershorit asnjë fjalë nuk artikuloi kundër procesit zgjedhor..

 

Për
këtë duhet të pyesni z. Basha por unë kam përshtypjen që sot edhe ne, edhe
z.Basha po artikulojmë sesi zgjedhjet e qershorit ishin të blera me paratë e
drogës dhe e shikojmë dhe vet realisht. Nuk i kemi zbuluar ne për hir të së
vërtetës, nuk kemi qenë një opozitë aq aktive. i ka zbuluar antimafia italiane
vetë ata i sollën përgjimet.

 

Për çfarë shërbeu 27
janari znj. Kryemadhi?

27
janari theu frikën që kishte instaluar Edi Rama dhe ndoshta i ktheu shikimin të
verbërve dhe dëgjimin edhe të shurdhërve që të kuptojnë që Rama nuk është
shumica. Rëndom dëgjojmë që jo ai i ka 74 mandate. Vërtet i ka por mos harrojmë
që janë përdorur miliona euro dhe grupet kriminale në zgjedhjet e 25 qershorit.
Mjafton të shikojmë se sa lëvizi kursi i euros në fushatë. Kjo e bën shumë të
qartë se si i ka marrë 74 mandatet Rama me paratë e drogës. Sa për marrëveshjen
e z. Basha të mos çuditemi. Kjo ishte marrëveshja e parë e z. Basha me Ramën.
Ne të tjerët kemi bërë pafundësisht marrëveshje dhe e kemi ‘ngrënë’ nja tre katër
herë. Kështu që për z. Basha nuk besoj se do të ketë herë tjetër.

 

E keni tejkaluar
mosmarrëveshjen me z. Basha? Ai gjithë bateritë e sulmeve në fushatë i kishte
kundër LSI-së.


fushata elektorale të gjitha partitë ndërtojnë planet e tyre për të maksimalizuar
rezultatin. Unë mendoj se strategjia e PD-së ishte e gabuar.

 

Nëse do të kishte
ndodhur e kundërta, pra Basha do të sulmonte Ramën dhe jo LSI-së, Kryeministër
do të ishte prapë Rama?

Jo
sigurisht, nuk do të ishte Rama. Loja që ai luajti ishte e tillë që e çmobilizoi
bazën e PD-së, bazë e cila është shumë në ekstrem kundër PS-së. Loja që Rama
luajti në mënyrë perfekte bëri që ata të mos dilnin në votime. Për ne si LSI
ishte hera e dytë që bashkëpunonim me Ramën. E para ishte ajo e 2007-s kur LSI
e bëri Ramën kryetare Bashkie të Tiranës dhe ai menjëherë bëri ato ndryshimet e
famshme kushtetuese të 2008-s. Ashtu sikurse edhe ajo e 2013-s, ku Rama erdhi në
pushtet vetëm prej LSI-së. Duhet të kemi parasysh se fushatat janë frymë dhe jo
numra. Sigurisht që qetësia dhe dashuria e Ilir Metës ndaj Ramës i krijoi
shanset e kapjes së shtetit. Pavarësisht se Meta herë pas here mundohej t’ia
përmendte tregonte që marrëveshja jonë me ta ishte e pasinqertë. Pavarësisht se
ne mundoheshim të ishim korrekt në marrëdhënie me ta. Mund të them që ministrat
e LSI kanë qenë të survejuar në mënyrë permanente nga segmentet e Ministrisë së
Brendshme të Tahirit. Çdo ministër është përgjuar në mënyrë permanente në zyra,
në makinë, kudo, në institucione. Mos të flasim pastaj për zhveshjen e
kompetencave të ministrive. Drejtorët e Përgjithshëm të LSI thirrini, kanë qenë
4 vjet në survejim, në përndjekje të jashtëzakonshme, jo vetëm nëpërmjet
telefonatave, por edhe ambienteve familjare.

 

Ku e keni mësuar këtë
gjë?

Këto
janë faktike. Po të shkoni sot të kërkoni në Ministrinë e Brendshme nëse nuk i kanë
djegur, do të shikoni file të tëra, zbardhje bisedash jo vetëm të ministrave të
LSI, por edhe të deputetëve dhe ndonjë elementi tjetër.

 

Kryetari i Kuvendit ka
qenë i përgjuar?

Sigurisht.
As nuk ka dyshim për këtë. Përderisa çdo gjë ishte ne efeciencë të plotë. Duke
qenë se ministrat e LSI kanë qenë të survejuar dhe duke qenë se e kanë pasur me
sinqeritet, gabime kanë sigurisht, se nuk ka njeri pa gabime. Të jeni të bindur
se zhveshja e institucioneve që drejtoheshin nga LSI, qoftë Ministria e
Bujqësisë, Ministria e Integrimit, Ministria e Transporteve, etj, janë ministri
të cilat u zhveshën dhe u zvogëluan buxhetet e tyre dhe u administruar të
gjitha në Kryeministri në godinën e madhe.

 

Kur e keni kërkuar për
herë të parë prishjen e koalicionit?

Unë
kam qenë kundra. Pavarësisht se marrëdhëniet e mia me Ramën kanë qenë
individuale shumë të mira, duke qenë se unë kam punuar në fushatat e tij
elektorale. Nuk qenë dakord sepse mungesa e sinqeritetit të tyre lë për të
dëshiruar. Unë jam një personazh shumë i hapur, jam si një libër i hapur, jam e
drejtpërdrejt në atë që mendoj, në atë që them. Edhe kur kam bërë diçka them: E
kam bërë gabim sepse nuk e dija. Ndërsa mungesa e sinqeritetit të tyre ka qenë
shumë e madhe, shumë prezente. Duke pasur parasysh se skenarët e ndryshme që
kanë bërë kundër LSI-së, ose dezinformimi që i është bërë institucioneve
ndërkombëtare për LSI-në, kur e keqja më e madhe e qeverisjes së Edi Ramës
ishte LSI-a, me Hipotekat e famshme. Në një kohë kur Edi Rama e ka ndërruar 7
herë drejtorin e Hipotekës së Tiranës. Të njëjtën gjë ka bërë në Vlorë dhe në
Durrës. Pra, LSI vërtet kishte drejtorin e përgjithshëm të Hipotekës, por
gjithë Hipotekat e tjera nëpër rrethe i kishte Partia Socialiste. Drejtoritë
Arsimore i kishte po ashtu PS-ja. Dhe dëgjohej pastaj që LSI-a shiste tezat e
provimit në këmbim të votës. LSI s’kishte asnjë të punonte në Ministrinë e
Arsimit. Dhe këto vinin si informacione që Ministria e Jashtme ua dërgonte
institucioneve ndërkombëtare. Së pari, s’kishte asnjë punonjës në Ministrinë e
Arsimit. E dyta, nuk kishte asnjë mësues.

 

Pra, ju po thoni që
Ministria e Jashtme ka punuar kundër LSI-së? i keni provuar këto?

Sigurisht
që po. A keni parë ju sot ndonjë ministri që të punojë për shtetin dhe
shqiptarët? Disa miq jashtë vendit i kemi, por nuk kemi menduar që miqtë tanë
t’i përdorim në eficiencë që të sulmojmë njërin apo tjetrin, shokun tim që kam
në krah, në llogore. Nuk e kam menduar ndonjëherë këtë gjë. Po të hapësh librin
për Edi Ramën dhe për të gjithë ministrat e tij ke pafund fakte. Për çfarë? Do
të fillosh me shpenzimet administrative që kanë? Ata që na erdhën si partia e
të varfërve, apo i atyre që erdhën për të mbrojtur interesat e të varfërve.
Ata, të cilët udhëtojnë me çarter. Në një kohë që kur kalon Edi Rama bllokohen
rrugët. Këta që thonë që ne do bëjmë shtet. Si do e bëjnë shtetin? Me Ëhatsapp?
Nuk ka një shtet që funksionon me Whatsapp. Ne jemi shtet te shkresat akoma.

Deri ku mund të shkojë bashkëpunimi juaj me PD-në?
Ekziston mundësia për të pasur kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale?

Faktikisht nuk po
diskutojmë për zgjedhje, por po diskutojmë për zgjidhje. E rëndësishme është të
fuqizojmë opozitën, të fuqizojmë frontin opozitar, jo vetëm me struktura
politike, por edhe me shoqëri, individë, grimca opozitare, të cilat prodhojnë
një politikë, dhe prodhojnë një alternativë dhe që e kemi mjaft të nevojshme.
Sot kemi nevojë për një alternativë, kemi nevojë për një sjellje të re
politike, kemi nevojë edhe për një axhendë ekonomike për shqiptarët. Shqiptarët
janë në një situatë të tmerrshme varfërie. Ne sot nuk po shikojmë asnjë
strategji, ndërkohë që nga kjo anë ne do të bashkëpunojmë prapë me Partinë
Demokratike për të pasur një strategji kombëtare antivarfëri. Dhe përse të mos
përfshihet dhe Partia Socialiste në këtë strategji kombëtare, e cila është
mjaft e nevojshme. Sepse shumica e shqiptarëve jetojnë me më pak se 1 dollarë
në ditë.

Skena politike tashmë është tripolare. Është PD, PS dhe LSI

Unë mendoj që
skena politike është vetëm një. Të gjithë shqiptarët luftë kundër Edi Ramës.

Në zgjedhjet lokale kemi të bëjmë me një sistem
mazhoritar, është luks të kemi tre kandidatë, një I shumicës, dy të opozitës.

E thashë dhe pak më parë, nuk është koha e zgjedhjes, por
e zgjidhjes. Unë mendoj që shqiptarët nuk kanë nevojë se kush do të jetë në
pushtet. Sot shqiptarët duan të dinë se çfarë do tu çojnë fëmijvë në shtëpi, ku
do punojnë, ku do gdhihen nesër, në aeroport, në traget apo rrugëve? Ky është
problemi që kanë sot shqiptarët. Mund të jesh edhe shumë komod në rolin e një
opozitari, ke foltoren e parlamentit, njëherë në javë, jep një konferencë
shtypi dhe kaq. Cështja është si do I mbrosh ata banorët në Vërri dhe në
Mbrostar, që po ja u ndërtojnë incineratorin në një tokë që është shumë e mirë
bujqësore. Incinerator, që jo vetëm do të shkatërrojë atë zonë aty, por do të
shkatërrojë gjithë Fierin. Ne nuk e kemi nevojën për këtë gjë, sepse edhe ai që
është në Elbasan nuk punon gjithë kohës. Nuk ka tallje më të madhe se ajo që
bëri Edi Rama konferencë shtypi me skype me naftëtarët, ndërkohë naftëtarët I
kishte te Ministria e Ekonomisë. Totalisht mungesë njerëzillëku, dhe mungesë
përgjegjësie. U premtoi një vit më parë, rroga dhe sigurime dhe nuk u dha
asgjë.

Vendosët të protestonit pas zgjedhjes ju pretendoni se
është anti-kushtetuese të prokurores së përkohshme të përgjithshme. Opsionet
atëherë ishin, që nga ajo që propozoi lideri historik i së djathtës, djegja e
mandateve të parlamentarëve opozitar. Një bojkot i seancave. Ndërkohë që ata që
presin më shumë thonë, erdhën protestuan, ikën dhe gjithçka si më parë. Ishit
dakord ju me këtë trajektore?

 

Nuk na u imponua asgjë nga
Basha përsa i përket axhendës së protestës dhe shumë gjëra të tjera. Ka qenë një
rakordim perfekt, kemi qenë dakord të gjithë bashkë. Edhe z.Basha edhe ne
ndoshta kërkonim gjëra të tepërta por ishin vetë edhe kryetarët e partive të
cilat krijuan një lloj oportuniteti dhe pozitiviteti shumë të mirë të
protestës. Përsa i përket djegies së mandateve dua të them diçka. Është një
lojë që luhet nga Rama sepse atij do ti interesonte shumë loja djegies së
mandateve. E tha Berisha po Ramës i pëlqeu sepse ishte një moment që z.Berisha
dha mendimin e tij personal. Por z. Berisha ka thënë që ky është mendimi im
personal por unë do të ndjek vendimin e partisë. Një nga arsyet e hapjes së
negociatave me BE, është dialogu politik. Djegia e mandateve dhe bojkoti i
parlamentit sigurisht që tregon që nuk ka dialog politik kështu që
automatikisht digjen negociatat. Por ka një betejë shumë të madhe, betejën e
zbatimit të reformës në drejtësi. Ne nuk jemi në paqe sociale, jemi në
protestë, në sensibilizim. Mua marrëdhënien e kushtëzuar me parlamentin nuk ma
detyron dot Rama. Qëndrimi ynë si LSI ka qenë i qartë që negociatat me
Shqipërinë duhen hapur menjëherë. Edi Ramës nuk i intereson ti hapi negociatat
sepse ai ka një shfokusim të Shqipërisë nga boshti i saj që ka pasur
Euroatlantik. Hapja e negociatave është shumë e rëndësishme. Unë nuk do të
uroja që të mos hapen negociatat sepse ne na është kërkuar nga BE dhe SHBA që
hapja e negociatave do të vij me miratimin e reformës në drejtësi. LSI votoi pa
mëdyshjen më të vogël dhe pse PD kishte shumë të drejtë për 7 ligjet që bllokonin
Reformën në Drejtësi. SHBA-të nuk kërkojnë kurrë që të shkelet Kushtetuta. Unë
nuk kam parë në asnjë vend të botës që asnjë institucion, asnjë shtet të shkelë
Kushtetutën. E kanë shkelur diktatorët, e ka shkelur krimi i organizuar, e kanë
shkelur grupet kriminale Kushtetutën dhe ligjin. Por, qeveri që të shkelë
Kushtetutën dhe ligjin vetëm në Shqipëri kam parë. Parlamenti i 18 dhjetorit
ishte një nga skenat më të turpshme. Unë e kam bërë veten time që nuk dua të
flas më fare për reformën në drejtësi, sepse për mua reforma në drejtësi ka
rënë. Ngjarja që ka ndodhur me ekstradimin financierit të Habilajve është
skandal shumë i madh. Në çdo vend tjetër të botës, arrestohej prokurori,
ministër drejtësie, çdo gjë. Ndërsa ne këtu kemi paradë mode. Kemi një ministër
drejtësie të papërgjegjshme që është bërë zëdhënëse e zyrave të Ministrisë së
Drejtësisë dhe Edi Ramës që ajo duhet të shohë veten e vet se ka dhe ajo
historikun e saj në të kaluar. Sjellja e saj në këtë mënyrë kaq arbitrare, kur
deri dje tha që nuk e dimë që është ekstraduar dhe sot thotë ne e kemi
ekstraduar. Kemi brenda dy ditësh dy qëndrime të ndryshme që tregon
papërgjegjshmëri, dhe tregon hapur kapjen e saj nga krimi i organizuar. Është
shërbimi në mënyrën më flagrante dhe më perfekte që mund ti bëhej strukturës së
grupit të Habilajve dhe shpëtimit të Saimir Tahirit. Të padënuarit ne i
ekstradojmë në Itali, ata që janë dëshmitarë apo personazhe të cilët kanë
lidhje apo impakt të jashtëzakonshëm në zgjidhjen e një ngërçi kriminal,
korruptim, ne i ekstradojmë, prishim provat. Për çfarë bëhet kjo? Prishet
sistemi i drejtësisë.

 

Javë më parë kryeministri Rama
foli për ambasadorët tanë. Cili është komenti juaj?

Ambasadorët vijnë dy ditë edhe ikin. Ju e keni dëgjuar se
çfarë bëjnë ambasadorët dhe me çfarë merren ambasadorët. Merren me punët e
shtetit të tyre. Kujt ambasadori i preu barku se kanë bukë apo s’kanë bukë
shqiptarët të hanë? Ke parë ndonjë ambasador shqiptar ti që të shkojë dhe të
luftojë për bizneset shqiptare në vendet evropiane? S’ke asnjë biznes shqiptar.
Ndërkohë ke shumë biznese të
huaja në Shqipëri, dhe shumë mirë që janë sepse sjellin eksperienca shumë të
mira, por ata mbrojnë interesat e shtetit të tyre. Nuk kam parë që ambasadori i
SHBA të mbrojë interesat e Shqipërisë përpara interesave të SHBA.

 

Pra, ju thoni që
janë në një kazan edhe bizneset e huaja, edhe reforma në drejtësi…

Normal. Ai ka interesat e veta. Do mbarojë punën e
vet, do vendosë të ikë. Kthehet në vendin e tij dhe fillon jetën normale edhe
njëherë nga fillimi. Unë e ti do rrimë këtu. Edhe Edi Rama do ikë. Ai po i
përgatit gjërat e veta. Mos ja qajmë hallin atij. Unë do rri këtu. Sepse po të
doja të isha larguar, do e kisha bërë. Por kam vendosur të rri këtu. Problemi
qëndron: Ky vend do bjerë në dorën e krimit të organizuar?

 

A ka mundësi që
të bllokohet kjo kapje?

Të kthehet në shtratin kushtetues Parlamenti edhe
njëherë. Zgjedhja edhe njëherë e Kryeprokurores së Përgjithshme sipas ligjit,
me Vetting. Po Vettingun pse nuk ia bëri kësaj kryeprokurores ky? E kishte
Vettingun grupi…

 

Rrugës është
tha… Është duke i bërë…

Rrugës… Mbasi liroi të gjithë këto që ishin
elementët që implikonin Sajmir Tahirin. Por, ka një problem. Mos harrojmë. Çdo
gjë që bën sot, edhe pas dhjetë viteve të del. Ju e patë çfarë ndodhi në
Rumani. Para dy vjetëve dilnin dhe protestonin për reformën në drejtësi. Për
këtë reformë që kemi ne sot. Sepse edhe neve na doli shoqëria civile tek
Parlamenti. Me 30-40 veta që ishin këshilltarë të Partisë Socialiste në
Bashkinë e Tiranës. Dhe sot ke 100 mijë njerëz që dalin dhe protestojnë dhe
kërkojnë të futet prokurorja në burg, sepse u përdor nga segmente të caktuara
të politikës apo biznesit për të bërë luftën e klasës. E njëjta gjë do të
ndodhë edhe në Shqipëri. Sepse ty s’ta beson njeri sot reformën në drejtësi. Ka
krijuar precedentin Rama që unë e zgjedh kryeprokurorin me 86. E krijoi
precedentin Rama, s’ka me kryeprokuror me 84 tashmë.

 

E pyeta, tha që
nuk kam asnjë frikë. Frikë kanë ata nga dosjet…

Po çfarë frike kam unë. Unë s’kam firmosur asgjë dhe
as kam qenë në vendimmarrje.

Po ministrat e
LSI-së?

Kush? Po pse po të kishte gjë ai, ti kujton se do
t’i kishte lënë? Për një shkrim që bëhet në një rrjet social, që nuk e njeh
njeri, bën namin ta gjejë se kush e ka.

 

Keni deklaruar se
ekonomia është mbërthye nga oligarkët por ndërkohë si ju dhe PD nuk keni guxim
t’i thoni emrat apo jo?

Nuk
ka unë asnjë kompleks. Çdo biznesmen është në rregull dhe është normale që do
të punojë për veten e tij. Shteti prandaj është. Që atë babëzinë e dikujt ta
ndalë. Ke parë ti ndonjë njeri që kënaqet. Është kënaqur Edi Rama që i mori të
gjitha? Mua më pëlqen shumë të pi kafe me Babaramon por kjo nuk do të thotë që
unë duhet të jap intervista vetëm te Babaramo. Atij i pëlqen të rrijë me
Zamirin por kjo nuk do të thotë që t’i vendosë TVSH-në të gjithë bizneseve të
vegjël sepse duhet të shkojnë njerëzit të bizneset e Zamirit. Pra, ti nuk duhet
ta lejosh që miqtë e tu të urrehen nga njerëzit. Po të marrësh tenderin që ka
bërë në 2016-n Sajmir Tahiri i ka fituar ‘Kastrati’ tre lote të furnizimit me nafte
të të gjitha institucioneve shtetërore dhe e ka me 17.6 për qind normën e
fitimit. Po ka fituar lot edhe një kompani tjetër që e ka me 40 për qind normën
e fitimit. Qeveria është që të krijojë barazi. Kemi këtë ngjarjen e fundit me
ARMO-n. E fut Beson e Tajvanit në atë biznes, shumë mirë bërë, por detyroje që
të paguajë tatimet, detyroje që të paguajë rrogat. Ndërkohë që i çon taksidarët
e Ramës në bizneset e vegjël dhe i vënë vetëm gjoba. Ndërkohë që askush nuk
merret me naftëtarët që kanë një vit pa marrë rrogat dhe pa iu paguar
sigurimet. Kjo pra është oligarkia. Nëse ligjet zbatohen barabartë për të
gjithë nuk ka oligarki.