Monika Kryemadhi: Kushti i BE për çeljen e negociatave, largimi i Ramës

445
Kushti i Bashkimit Europianë për të çelur negociatat me vendin tonë është largimi i Edi Ramës nga qeveria. Këtë theksoi të enjten nga kuvendi, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Në fjalën e saj, Kryemadhi kujtoi se rekomandimi për çeljen e negociatave është një lajm i mirë që vjen për së dyti herë në vendin tonë, por sipas saj, kushti që këto negociata të çelen dhe që Shqipëria të hyjë në familjen europiane është largimi i Ramës.
Sipas Kryemadhit, nuk ka foto dhe batutë që fsheh lidhjet e qeverisë me krimin, cannabizimin e vendit dhe varfërinë e ulur e këmbëkryq. Kryemadhi nënvizon se flasin për europën dhe standardet e saj ata që mbrojtën dhe nuk panë cannabizimin e vendit, mbrojtën ish ministrin e brendshë…etj.
“Rekomandimi është lajm i mirë. Por provë e vështirë është përfshirja reale për BE. Nuk janë fotot dhe shoë ato që na bëjnë Europianë, shqiptarët e dinë. Dje Shqipërisë ju rekomandua çelja e ngeociatave për herë të dytë, pas vitit 2016. Drejtësia dhe Administrata civile janë dy nga prioritetet kyçe për tu kaluar dhe sado që propaganda qeveritare të përpiqet të shfaqi se çdo gjë po ecën mirë, arritjet nuk janë dorëheqjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve, por ndjekja e procedurave ligjore që sjellin këto largime e dorëheqje”, tha Kryemadhi
“Doja ti kujtoja kryeministrit që për fatin e mirë të tij nuk është këtu, se ende ska dhënë një provë të qendësishme të kapjes së krimit. Dua të di nëse ka bërë arrestime të grupeve kriminale, ndërsa është bërë shumë pak për kapjen e kokave të krimit, për të mos thënë aspak. Akti kriminal i kësaj qeverisje nuk mund ta fshehin fotot dhe buzëqeshjet apo batutat, cannabizimi i vendit është fakt real . Janë po të njëjtët ata që mbrojnë konçesionet milionëshe dhe mbrojnë dhe ish ministrin e brendshëm. Sot shqiptarët janë më të varfër, biznesi i vogël, po falimenton e askush nuk po i dëgjon. Të pandjeshëm, me sy të mbyllur e veshë shurdd të zënë peng nga oligarkët e tyre, të cilët urdhërojnë politikat fiskale. Askush nuk meriton ti hiqet asnjë orë nga liria e tij për shkak se proteston. Kushti për çeljen e negociatave është vetëm 1, të largohet Edi Rama”, tha Kryemadhi.
Sigal