Monika Kryemadhi: Kushti i Bashkimit Europian për të hapur negociatat përmblidhet në një fjali: të largohet Edi Rama

610
Fjala në Kuvend e Kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi 
Dhënia e rekomandimit për hapjen e negociatave është padyshim një lajm i mirë për shqiptarët. Madje është shumë i bukur dhe momenti kur të gjitha mediat së bashku e transmetonin në një kohë reale këtë lajm bashkë me vizitën e të ardhurëve nga Brukseli. Nuk ka më asnjë dyshim që dhe si 25 vjet më parë shqiptarët ëndërrojnë të jenë pjesë integrale e Bashkimit Europian. Nuk ka më dilema për përkatësinë tonë europiane. Ajo që mbetet ende iluzion dhe prove e vështirë për t’u kaluar është integrimi real në BE, përfshirja reale në familjen europiane. Dhe jo një shoë fotografish ngazëllyese dhe buzëqeshëse, të cilat vështirë se i bindin shqiptarët se jemi realisht pjesë e Europës.

I jam mirënjohëse Komisionit Europian, i jam mirënjohëse në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim Komisionerit Hahn dhe zonjës Mogherini për dashamirësinë e treguar ndaj shqiptarëve për Rekomandimin që dhanë dje. Si parlamentare dhe jo vetëm, e kuptoj dhe vlerësoj rëndësinë e këtij rekomandimi që gjithsesi është dhe fleta e parë e një numri të madh sprovash që qeveria duhet të kaloje. 

Dje Shqiperisë iu rekomandua ccelja e negociatave për herë të dytë, një konfirmim i rekomandimit të nëntorit të vitit 2016 dhe që përfshin një numër të madh sfidash që duhen kaluar nën vëzhgimin e rreptë të partnerëve tanë në Bruksel dhe jo vetëm.

Reforma në Drejtësi dhe ajo në administratën publike janë ende dy kushte të forta që Shqipëria duhet të përmbushë, edhe pse zbatimi i Ligjit të Nëpunësit Civil ka problem, ndërsa Vettingu sapo ka nisur. Sado të përpiqet propaganda qeveritare, për të thënë që ccdo gjë po ecën dhe kemi rezultate konkrete, për një reformë kaq të rëndësishme arritjet nuk mund të quhen dorëheqjet e qytetarëve apo të prokurorëve. Ajo ccka nevojitet është zinxhiri I procedurave që ndiqet për ccdo dosje dhe vendimi I gjykatave për to. Sa për korrupsionin që mbetet ende një problem serioz, nuk ka ende një projekt serioz për ta luftuar atë. Gjuetia e shtrigave dhe retorikat e peshqëve të mëdhenj tashmë janë zhgënjyese, po aq sa dhe përpjekja e qeverisë për të dhënë me koncension ccdo pasuri kombëtare të shqiptarëve. Dhe nëse flasim për krimin e organizuar dhe asetet kriminale pa hyrë në diskutime boshe doja t’I thosha kryeministrit, që për fatin e tij të mirë sot nuk është këtu, nëse ka bërë ndonjë ndalim apo arrestim të grupeve kriminale. Shumë pak apo aspak progres është shënuar në kapjen e kokave të krimit apo në shpërbërjen e grupeve kriminale

Për të mos përmendur atë që nuk është me sekret tashmë në bisedat e ndërkombëtarëve , apo dhe në ccdo raport të tyre të hartuar. Aktin kriminal të kësaj qeverie nuk mund ta fshehin dot më as buzëqeshjet e fotove zyrtare dhe as batutat ne anglisht: kanabizimin e Shqipërisë dhe kthimin e Shqipërisë në një qendër të trafikut të drogës. 
Përgjegjësia për mbjelljen dhe trafikun e kanabisit është e kësaj qeverie që sot betohet e përbetohet se do të punojë për të plotesuar të gjitha kushtet për të hyrë në BE. 
Janë po të njëjtët ata që mbrojtën dhe mbrojnë ish-ministrin e brendshëm dhe koncensionet milioneshe , ata që dje me maskën e zakonshme dhanë fjalën se do të angazhohen seriozisht. Ndërsa pabesisht ushtrojnë pushtet për të mbajtur në burg 11 protestues të varfër. Sot një pjesë e mirë e shqiptarëve kanë vështirë të ndajnë dhe të kuptojnëe sec cdo të thotë rekomandim apo progres raport. Ama të gjithë e dinë dhe janë koshientë që sot shqiptarët janë më të varfër se një vit më parë, se biznesi i vogël po falimenton dhe askush nuk po i dëgjon më thirrjet dëshëeruese të mijëra familjeve që po i vënë drynin të vetmit burim të jetesës së tyre. Dhe për këtë përgjegjësit përvecc se të pandjeshëm kanë mbyllur sy e veshë të zënë peng nga oligarkët që sot me pushtetin e pakufizuar që u ka dhënë Edi Rama, vendosin për ccdo politikë fiskale ndaj shqiptarëve. Ndaj ju bëj thirrje sot që së pari, të urdhëroni falangat tuaja në prokurori dhe gjykatë të lirojnë kuksianët e ndaluar padrejtësisht. Askujt nuk meriton ti hiqet qoftë dhe një orë lirie, pse Edi Rama dhe klientët e tij duan të vjedhin dhe pasurohen nga lekët e taksapaguesve. Askujt nuk mund ti hiqet e drejta të jetojë me biznesin e tij të vogël, vetem e vetem se Edi Rama u ka dhene fjalen miqve te tij se do ti beje zoter te shqiperise. Kjo duhet penguar ne cdo forme, menyre apo mjet demokratik. Dhe per kete ne sot kemi mbeshtetjen e shqiptareve qe me shume se shoë dhe fjalet e ngaterruara per nje proces integrimi qe po zgjatet e zgjatet pa fund,duan nje jete me te mire ne vendin e tyre. Qe sipas te gjithe raporteve per fat te keq po braktiset cdo dite e me shume. Do doja ta përmblidhja shumë shkurt raportin prej 37 faqesh, që ka 7 kushte, 5 prioritetet dhe dy kushte të tjera të cilat janë shtuar, thellimin e Reformës në Drejtësi dhe zbatimin e shumë projektligjeve të tjera. Po ta lexosh me vëmendje ajo është shumë e qartë, dhe me gjuhën e tyre europiane Bruksesi I ka vendosur 7 kushtet shumë të qartë, që në fakt ne kemi kohë që I themi dhe I ripërsërisim: kushti I Bashkimit Europian për të hapur negociatat paketohet në një fjali: të largohet Edi Rama. Kjo gjë është shumë e qartë, ta largojmë sa më shpejt që shqiptarët të hapin negociatat në qershor të 2018. Kjo është mundësia më e madhe që mund tu japim shqiptarëve, ky është shansi i fundit që mund tu japim shqiptarëve jo për opozitën por edhe vetë për PS sepse do të jetë një ç’tensionim, do të jetë një çlirim për deputetët e saj, për anëtarët e saj dhe për të ardhmen e të majtës në Shqipëri. Faleminderit.
Sigal