Monika Kryemadhi: “Kur Ilir Meta të betohet President, unë do jem në Jalë!”

799
Monika Kryemadhi ka qënë një nga të ftuarat e javës në emisionin ‘Xing me Ermalin’ ku ka lënë më së shumti mënjanë politikën në vend dhe ka folur për figurën e saj, jetën personale, marrëdhënien me Ilir Metën dhe planet si Zonja e Parë e Shqipërisë.

Moderatori Ermal Mamaqi e ka pyetur atë se ku kanë planifikuar ata të jetojnë pas betimit të Metës si President, në Pallatin e Brigadave, në Presidencë apo diku tjetër.

“Nuk e kam menduar shumë këtë pjesë, por ajo periudhë që është ceremoniali e të vendoset se ku do shkojë Presidenti, të jesh i sigurt se unë do të jem në Jalë me LRI-në. Për më tepër ligjin për Presidentin nuk e kemi miratuar ende, kështu që ka ende kohë deri andej për të gjetur një alternativë të ndërmjetme ligjore dhe ceremoniale për këtë pjesë”, ka thënë Monika Kryemadhi.
Sigal