Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së: Opozita të bashkojë të gjithë faktorët për një klimë të re politike!

415
Sigal

Kryemadhi: Tashmë opozita e ka më të rëndësishëm bashkimin e të gjithë faktorëve sot në një qëllim të vetin, pra për krijimin e një klime komplet të re. Ne mendojmë që hapja e negociatave është shumë e rëndësishme për Shqipërinë. Pavarësisht se iniciativa e qeverisë është zero, mos të themi që është në të kundërt të mekanizmit, pra për hapjen e negociatave. Përkundrazi është refraktare. Në fund të ditës shqiptarëve u intereson, se cili është përfitimi im si qytetar, a do paguajë më pak taksa, a do kem një punë më të paguar, a do të kem një shërbim shëndetësor më cilësor dhe të barabartë, a do të kem shërbim arsimor për fëmijët e mi më cilësor, a do të kem infrastrukturë dhe të tjera me radhë. Të gjitha këto nuk kanë më vlerë që të dalësh e të thuash që ne do protestojmë për të hequr Edi Ramën. Sepse njerëzit do thonë: Pse do duhet të dal unë të protestoj? Të heq një Edi Ramë për të sjellë një Edi Ramë tjetër? Por ama njerëzit do të protestojnë, sepse do të shohin që sot nuk është çështja për të bërë një rotacion politik, sot është çështja e të dhënit fund të qenit  këtu ku jemi dhe protesta e 16 shkurtit ka të bëjë me vazhdimësinë. Në datën 16 shkurt fillon protesta dhe nuk ndalemi më. Mund të qëndrojmë aty gjatë, mund të rrethohet Kryeministria, mund të ketë disa skenarë.