Monika Kryemadhi: Korrupsioni i Edi Ramës ka kaluar çdo përmasë. 300 000 shqiptarë jetojnë nën minimumin jetik

428
Sigal

Gjatë fjalës së saj në mbledhjen e KDK-së së LSI, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është ndalur tek gjendja e vështirë që po kalojnë shqiptarët. Kryemadhi theksoi se 300 mijë shqiptarë jetojnë nën minimumin jetik, ndërkohë që ajo përmendi vështirësitë e mëdha të qytetarëve shqiptarë përsa i takon gjobave shtetërore, pensioneve, arsimit, shëndetesisë etj. Kryemadhi theksoi se shkak për këtë gjendje është korrupsioni i Rilindjes dhe i kryeministrit Rama, të cilët kanë kaluar çdo përmasë. “Por thelbi kryesor i kësaj qeverisje qëndron tek jeta e përditshme shqiptare. Ju e dini më mirë se ne e kemi thënë dhe do ta rithemi që mbi 300 000 shqiptarë jetojnë nën minimumin jetik. Janë mbi 500 000 shqiptarë, të cilët janë larguar sepse ose ju mungon mundësia për tu punësuar, ose u mungon siguria, ose u mungon i gjithë sistemi, i cili mund tu garantojë të ardhmen e tyre dhe të familjeve të tyre dhe të fëmijëve të tyre. Pra të takosh sot shqiptarët pa asnjë dallim që nga biznesmen, të cilit i kanë ardhur në majë të hundës gjobat e taksidarëve të zyrave të Edi Ramës që ka 7 polici, Polici Hetimore, Taks Forcë, INUK, INKPV, të gjitha llojet dhe ka bërë tani Taks Forcën e PS-së, të cilët duan çdo ditë e më shumë duan të mbyllin bizneset e tyre dhe të largohen dhe ndërkohë çdo biznes që mbyllet, minimumi i heq bukën e përditshme 4, 5 familjeve.

Ndërkohë nga ana tjetër shikon sesi pensionistët strapacohen dhe rraskapiten me pensionet e tyre qesharake kur është folur për një shëndetësi falas, por për kundra ne nuk kemi një shëndetësi falas, por kemi shëndetësinë më të shtrenjtë këtë po ua them se e kam provuar vetë në kurriz. Është më e lirë, gati 1/3 e çmimit në Itali apo në Austri apo kudo tjetër, ndërsa në Shqipëri, në kushtet mizerabël, me salla operative të padezinfektuara, çmimet i ke 3 herë më shumë se të BE-së.

Mos të flasim më pastaj për kushtet e mjerueshme, ne të cilat punojnë mjekët, në të cilat jo vetëm sakatohen nga dëshpërimi i pacientëve për shkak të mungesës ë infrastrukturës, por në anën tjetër strapacohen, diskriminohen dhe nga administrata publike qeverisëse që nga Ministria e Arsimit e kështu me radhë.

Më pas vijmë në arsimin e famshëm. Arsimi i cili çdo ditë e më shumë po degradon. Po kthehet në një udhërrëfyes të shkatërrimit të vlerave të familjes se sa në një udhërrëfyes të formatimit dhe të brumosjes së një kombi me vlera patriotike dhe morale. Sepse, unë jam e bindur që shqiptarët gjënë që vlerësojnë më shumë kanë familjen sepse familja është institucioni më i rëndësishëm për të cilin secili nga ne këtu sakrifikon edhe jetën e tij.

Sot, problemi kryesor që ka Shqipëria është kapja e shtetit. Krimi, droga, korrupsioni, mosfunksionimi i hallkave të shtetit por funksionon vetëm një individ i cili për hir së të vërtetës pasi ka kapur të gjithë institucionet, mbasi është vendosur tashmë në krye të të gjithë trafikut ndërkombëtarë të drogës dhe të shumë trafiqeve të tjera të rrezikshme të cilat në një të ardhme shumë të shpejt do të krijojnë destabilitet jo vetëm për rajonin por edhe për Europën. Tashmë është peng dhe i kapur prej tyre dhe do të kërkojë kapjen e çdo institucioni.

Ajo ç’ka dua të them është që korrupsioni i Edi Ramës ka kaluar çdo përmasë. Deri dje i thoshim vjedh hajdut i vogël, sepse bënte sikur ndërtonte fasada, por në fakt është një hajdut i madh që nuk ka çizme peshkatari që i bëjnë. 140 milion euro që duhet të paguajnë shqiptarët nga xhepat e tyre për një biznesmen italian, sepse nuk jemi marr me këtë ne. Sepse jemi marr me të drejtën e fjalës, të drejtën e votës, me demokracinë.

Ato 140 milionë euro që do ti marri Beçeti, mund të ishin shumë mirë rrugë, spitale, shkolla, ilaçe, rritje pensionesh dhe kështu me radhë, shkojmë në projektin e famshëm të Unazës së Re që për hir të së vërtetës është një projekt kriminal dhe korruptiv, kriminal për shkak të implikimit të grupeve kriminale në marrjen e lejeve të ndërtimit, korruptiv për shkak të vlerës dhe për shkak të mënyrës se si është bërë projekti dhe më pas ajo që është më e rëndë, falsifikimi i një institucioni të SHBA-ve, firmën dhe vulën e tyre.

Edhe kështu me radhë për të vazhduar në të gjithë linjën tjetër, e cila çdo ditë edhe më shumë po na bëhet jo vetëm si një normalitet, por po na bëhet si buka e përditshme, ku për hir të së vërtetës mjafton që t’jua kujtojmë njerëzve se çfarë hanë shqiptarët në tavolinat e tyre, se si shqiptarët vuajnë dhe sakrifikojnë për fëmijët e tyre për ti shkolluar apo se si vuajnë në mungesë për të parë fëmijët e tyre sepse janë larguar në emigracion dhe mjafton të shikojmë jetën luksoze dhe kriminalë të një kryeministri, i cili për hir të së vërtetës ajo që dua të them është me gusto, por ajo ka qenë para shumë vitesh se tashmë është bërë de mode, por ajo që më vjen çudi në të gjithë historinë e tij që ka, harron që ky luks, charterat e tij, karficat e tij të florinjta në xhaketë nuk mund të mundin dot varfërinë e shqiptarëve me imazh dhe propagandë, varfërinë e shqiptarëve nuk e mundin dot as debatet e tij shterpë, varfërinë e shqiptarëve ka për ta mundur vetëm revolta popullore, e cila do të jetë e madhërishme për një komb, por do të jetë e frikshme për të.

Ai që heronjtë e kombit i di si personazhe filmash dhe i vetmi akt atdhetar që ka bërë në jetën e tij është që ti përjetësojë emrat e heronjve në familjen e tij. Por ajo që dua të them dhe ta kemi parasysh është që ai e ka mbyllur hesapin me Europën sepse hesapi i tij nuk është hesap që ka të bëjë me trafikun drogës, nuk është hesap që ka të bëjë me ekspozitat e tij artistike, hesapi i tij është shumë më i madh me të ardhmen sepse e ardhmja e shqiptarëve është shumë e rëndësishme edhe se karrigia e Edi Ramës, edhe se karrigia e Edi Ramës, edhe se karrigia e Ilir Metës, edhe se karriget e deputetëve të LSI-së që dogjën mandatet, edhe shumë e shumë të tjerëve. Shqiptarët meritojnë një qeveri që t’i dojë, t’i respektojë dhe jo t’i shfrytëzojë dhe gllabërojë.