Monika Kryemadhi: Ka përgjime prokurorësh me banda kriminale

631
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka kërcënuar prokurorët se do tu publikojë një pas një dosjet korruptive.

Kryemadhi ka kërcënuar prokurorët se do të publikojë dosjet e implikimit të tyre në raste korruptive.
Ajo tha se tashmë nuk do të ketë më heshtje për anëtarët e drejtësisë.
Në një intervistë për TemA TV, ajo ka folur për ngjarjet e fundit të arrestimit të ish kreut të ARRSH -së Dashamir Xhika dhe e cilësoi atë një arrestim politik.
Ajo akuzoi edhe kryeministrin Edi Rama se ka kapur drejtësinë.
Ndërkohë në lidhje me aksionin opozitar ajo u shpreh se janë ndarë punët për çdo person dhe kështu do matet edhe suksesi i çdo opozitari.
Sigal