Monika Kryemadhi: Investimi tek rinia, garanci për një Shqipëri më të zhvilluar dhe europiane

578
Sigal

Investimi tek rinia është politikë prioritare e LRI-së dheLSI-së. Kështu deklaroi anëtarja e Kryesisë sëLSI-së dhe kandidate në Qarkun e Lezhës, Monika Kryemadhi, gjatë një aktiviteti me të rinjtë e Lezhës në kalanë e këtij qyteti, ku u prezantua dhe u shpërnda programi i Lëvizjes Rinore për Integrim “Arsimim për Punësim”. Duke komunikuar me të rinjtë e Lezhës, znj. Kryemadhi,  tha se, programi iLSI-së “Arsimim për Punësim” është rezultat i një pune shumë të madhe të bërë nga qindra të rinj me propozimet e tyre konkrete për ecur më shpejt drejt një jete sa më të mirë për të gjithë të rinjtë shqiptarë. Sipas saj e ardhmja e Shqipërisë dhe integrimi i saj në Europë janë të lidhura ngushtë me investimin që bën sot shoqëria tek rinia. Kryemadhi tha se, qeveria duhet t’u krijojë mundësi të rinjve për të marrë njohuri dhe për të përballuar sfidat e së ardhmes. “Investimi tek rinia është politikë prioritare e LRI-së dheLSI-së”,- tha ajo. Monika Kryemadhi, tha se qëllimi i përbashkët iLSI-së dhe LRI-së është që të përmirësojë dhe të garantojë edukimin dhe punësimin cilësor të të rinjve, të rrisë pjesëmarrjen e tyre civile dhe politike. Duke folur mbi propozime që programi i LRI-së ka për edukimin znj.Kryemadhi tha se, LRI beson se edukimi cilësor, bazuar në kërkesat e tregut të punës dhe të zhvillimit të vendit është çështje themelore për rritjen e kontributit rinor në progresin e vazhdueshëm të vendit. Sipas saj një ndër propozimet konkrete të LRI-së në këtë drejtim është bërja e arsimit të detyruar nga 9- vjeçar në 12-vjeçar ndërkohë që, rritja e peshës së arsimit profesional ndaj atij të përgjithshëm, duke e çuar atë në nivelin 50% me 50%, është një tjetër objektiv i rëndësishëm. Ndërkohë që për punësimin znj. Kryemadhi deklaroi se punësimi i të rinjve mbetet një prioritet kryesor i Lëvizjes Rinore për Integrim dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Sipas saj LRI propozon lehtësira fiskale si ulje taksash dhe kredi të buta për bizneset të cilat punësojnë të rinjtë dhe për të rinjtë sipërmarrës. Anëtarja e Kryesisë sëLSI-së, Monika Kryemadhi, foli edhe për pjesëmarrjen në vendimmarrje të të rinjve. Sipas znj. Kryemadhi përfshirja e të rinjve në proceset politikëbërëse dhe vendimmarrëse është themelor për realizimin e objektivave për rininë. Sipas saj LRI propozon krijimin e kurrikulave nëpër shkolla që synojnë formimin e lidershipit, krijimin e një këshilli të rinjsh, të cilët ndjekin punën e Parlamentit, Komisionet Parlamentare, bashkive, komunave të vendit dhe njëkohësisht të kenë të drejtë fjale në mënyrë periodike për të ngritur problemet e tyre si dhe certifikimin e paketave të politikave rinore nga vetë forumet rinore të partive politike.