Monika Kryemadhi: Iniciativa e frikshme dhe e çmendur e qeverisë aktuale për zhbërjen e artit është një tradhti kombëtare

535
Sigal

Iniciativa e frikshme dhe e çmendur e qeverisë aktuale për zhbërjen e artit dhe për shkrirjen e saj apo për ta kthyer artin tonë kombëtar në një PPP, është një tradhti kombëtare. Nuk dua ta ekzagjeroj por gjëja më e tmerrshme që mund t’i bësh një kombi është ti shkatërrosh kulturën, artin, historinë, dhe çdo fjalë e imja është shumë e tepërt në atë bashkëbisedim që patëm me miqtë tanë dhe nuk më mbetet gjë tjetër, jo vetëm në emër të LSI-së, por edhe të qytetarëve, mua më kanë në rresht të parë në momentin e ardhjes së ruspave për të prishur teatrin kombëtar. Atë teatër që për hir të së vërtetës e ndërtoi Italia fashiste, por regjimi fashist që çdo ditë e më shumë po instalohet kërkon ta prishë. Ajo çka është më e rëndësishme, është ndërgjegjësimi ynë, sidomos i brezit të ri, për të kuptuar që ky teatër ka vlera. Është një nga fushat që subvencionohet më pak nga të gjitha dhe një nga fushat e jetës që diskriminohet më shumë nga të gjitha por ajo çka dua të them është, që ne jemi të revoltuar, sepse sot jemi politikanë, nesër do të jemi qytetarë si gjithë të tjerët, do të jemi teleshikues të filmave që çdo ditë dhe më shumë po jepen më pak filma shqiptarë për shkak të mungesës së investimit. Do të jemi spektatorë të Teatrit dhe do të jemi si qytetarë nuk do të jemi si politikanë, por, nëse ne nuk do të kemi vendin ku do ta shikojmë dhe shijojmë Teatrin, do të jetë shumë e pamundur.