Monika Kryemadhi: Edi Rama që është peng i krimit, peng i drogës, peng i armiqve të shqiptarëve

152

Kur i shikoja dy net rresht, që rrinin në minus dy gradë në Bulevard, e harrova të qenit politikane, e harrova të qenin kryetare partie, dhe mendova se sa bujar Zoti kishte qenë me mua dhe me familjen time, mendova se sa bujar Zoti kishte qenë me Edi Ramën dhe familjen e tij, mendova se sa bujar kishte qenë Zoti me të gjithë ministrat dhe me të gjithë deputetët në Parlament dhe me shumë e shumë të tjerë. Mendova që kishte qenë bujar edhe më oligarkët, të cilët marrin paratë e shqiptarëve dhe i fusin në xhepin e Edi Ramës. Dhe e ndjeva veten time në mëkat që nuk bëj asgjë, që fëmijët e mi i hanin tre herë në ditë vaktet apo flinin në shtrat të ngrohtë dhe ata 140.000 studentë nuk kanë asnjë vakt të mundur për të ngrënë, por mbushin stomakun me një shishe uji, të cilën e mbushin në rubinetet e konvikteve dhe duhet të paguajnë edhe ryshfet për të futur dhe një furnelë për të ngrohur, për të gatuar apo për të larë rrobat e tyre dhe aq më shumë për tu përballur më pas në auditorë të ftohta, me detyra dhe projekte që duhet t’i kenë. U ndjeva mëkatare, sepse nuk kam bërë asgjë për ta dhe mendoj që gjëja më e mirë që mund të bëj sot është që të hap gojën dhe të flas, sepse mendova që kishte një shans, një mundësi që të reagonte, që deri dje e kemi quajtur të çmendur në fakt, por nuk është i çmendur është i kapur në fakt, është i kapur nga krimi, është i kapur nga oligarkia, është i kapur nga droga dhe më pas është i kapur edhe nga çmenduria e tij, mendova që pas atij skenari të tmerrshëm dhe të turpshëm që dha sot në parlament, kërkon negociata me fëmijë të pangrënë, kur kërkon negociata me fëmijë që duhet të punojnë punë të dytë për të blerë librat, që duhet t’i paguajë Edi Rama librat e tyre, kërkon negociata me fëmijë të pa veshur, ku duhet t’i dalë për zot qeveria e Edi Ramës, kërkon negociata me fëmijë që e dinë shumë mirë që për ta ai ka një mendim tjetër, që ata kanë një çmim, nuk ka negociata me Edi Ramën, thonë ato, nuk ka dialog me të. Protesta e studentëve është protestë e studentëve që i dha një mësim të mirë politikës shqiptare, por mbi të gjitha na dha mësim ne, për të kuptuar se e keqja e madhe nuk është midis nesh, duke bërë sikur bëjmë konflikt dhe politikë. Por e keqja më e madhe është koka e qeverisë, Edi Rama që është peng i krimit, peng i drogës, peng i armiqve të shqiptarëve. Prandaj nga sot mos ndaloni çdo minutë, çdo sekondë dhe çdo ditë, të gjithë atje me studentët. T’i thërrasim të gjitha gratë dhe vajzat tona, të gjithë suportin tonë të bashkohen me studentët për ta larguar, deri sa dhe socialistët vetë të kuptojnë që e keqja e Partisë Socialiste ishte Edi Rama, nuk ishte Partia Socialiste. E keqja e Partisë Socialiste ishte përçarja që i bëri Edi Rama. E keqja e Partisë Socialiste ishte fyerja dhe largimi i figurave të Partisë Socialiste. Iu bëj thirrje të gjithë atyre figurave, të cilët nuk e shikojnë veten të kapur dhe të blerë nga Edi Rama, me fëmijë në punë, me tenderë apo me leje pallatesh, t’i kthehen Partisë Socialiste dhe ta marrin në dorë fatin e saj.