Monika Kryemadhi: Edi Rama ka lënë peng të ardhmen e shqiptarëve në duart e kriminelëve

460
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim takim me strukturat në Qarkun e Beratit
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, znj. Monika Kryemadhi në një takim me strukturat e kësaj force politike në Qarkun e Beratit, i ka bërë thirrje socialistëve që të shkëputen nga lidhjet monstruoze të Edi Ramës me krimin. Znj. Kryemadhi, e shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI Endrit Braimllari, nga deputetët e kësaj force politike në Qarkun e Beratit, Nasip Naço dhe Gledion Rehovica, shprehet se Edi Rama ka lënë peng Shqipërinë në duart e kriminelëve. “Gjej momentin që këtu nga Berati t’iu bëj thirrje të gjithë socialistëve të shkëputen nga kjo lidhje monstruoze që ka bërë Edi Rama të PS me krimin, të shkëputen nga një njeri, i cili kthyer në një monstër kriminale, që ka lënë peng Shqipërinë në duart e kriminelëve. Ka lënë peng të ardhmen e shqiptarëve në duart e kriminelëve. Edi Rama kryqëzoi PS me krimin e organizuar dhe na polli Rilindjen, që ka fytyrën e krimit. Kjo rilindje nuk është më PS”, ka thënë Kryemadhi. Kryetarja e LSI thekson se dyert e kësaj forcë politike duhet të hapen, sepse do të ketë shumë socialistë, të cilëve iu është vjedhur vota dhe të cilët janë mashtruar. Në fund të fjalës së saj, Kryemadhi deklaron se Saimir Tahiri është vetëm një nga degët e trungut të kalbur të Edi Ramës. “Ne sot duhet të jemi shumë të vetëdijshëm që dyert e LSI duhet të hapen, sepse do të ketë shumë socialistë të cilën janë në opozitë, sepse janë socialistë të cilët janë përdorur, iu është marrë vota dhe iu është bërë pis. Ky njeri ka ikur dhe ka rënë moralisht si Kryeministër. Saimir Tahiri është një nga degët e trungut të kalbur të Edi Ramës”, ka përfunduar fjalën e saj, znj. Kryemadhi.
Sigal