Monika Kryemadhi: Dyfishimi i buxhetit për arsimin është prioritet kryesor për LSI-në

501
Sigal

U takova me të rinjtë energjik të Gjimnazit “Sami Frashëri” të Tiranës. Qeveria i ka lënë pas dore të rinjtë, duke i braktisur përballë një udhëkryqi të rrezikshëm për të ardhmen. Sidomos maturantët që janë sot të pa informuar, me mungesë të theksuar orientimi për procesin e maturës shtetërore që duhet të kalojnë. Më bëri përshtypje diskutimi me Ajlën, e cila ndihej e dekurajuar për t’iu dedikuar mësimeve për shkak të kurrikulës mësimore që nuk nxit te të rinjtë analizën kritike dhe mendimin e lire, por metodën e mësimit mekanik. Premtimet e pambajtura karshi rinisë e dekurajojnë atë, që jo vetëm mos ta shohë të ardhmen në Shqipëri, por edhe që të mos bëhet pjesë aktive e politikës. I tillë është premtimi i pambajtur i Rilindjes për dedikimin e 5% të GDP për buxhetin e arsimit. Ndërsa nuk kursehet as pak për taksat e shqiptarëve që shkojnë për koncesione drejt miqve të Rilindjes. Ndaj dyfishimi i buxhetit për arsimin është prioritet kryesor për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Rinia qëndron në themel të programit të LSI, pasi LSI është partia e të rinjve dhe ne besojmë se të rinjtë e duan dhe do ta bëjnë Shqipërinë shtëpinë tonë.