Monika Kryemadhi: Duhet të shkojmë në një referendum, duhet të vendosin shqiptarët

525
Sigal

Në emisionin 5 pyetje nga Babaramo, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka dhënë një propozim në mënyrë që Shqipëri të dalë nga kriza që e ka kapur dhe për të shmangur kriza të tjera.

Zgjidhja sipas Kryemadhit është një referendum ku qytetarët të zgjedhin për sistemin zgjedhor, mënyrën e zgjedhjes së presidentit dhe sesi duan të zgjedhin përfaqësuesit e tyre.

‘Unë mendoj që kjo punë zgjidhet vetëm nga shqiptarët. Dhe fatet e shqiptarëve nuk mund të zgjidhen nga 5 veta që ulen në tavolinë.

Ne duhet të shkojmë në një referendum që duhet të vendosin shqiptarët se çfarë duhet të bëjnë. Pra në një referendum i cili është shumë i thjeshtë për t’u organizuar nuk ka nevojë, janë 50 mijë firma zgjedhësish, nëse nuk i kanë ne si LSI i kemi 50 mijë firma zgjedhësish që nuk kanë frikë të firmosin.

Pyetësori është shumë i thjeshtë, doni sistemi me lista të hapur apo me lista të mbyllura. Doni ndarje administrative me 61 bashki apo me 100 bashki. Sepse reforma administrative ka dështuar. 

Të shikojmë nëse janë shqiptarët për këtë sistem. Ke Ndarje administrative, sistemin zgjedhor, e do mazhoritar apo me lista të hapura apo të mbyllura. Presidentin, e do nga populli apo nga parlamenti. Dhe me këto 3 pika e mbyll këtë vorbull dhe tymnajë.

Në momentin që votojnë shqiptarët për 45 ditë shkon në zgjedhje lokale dhe të përgjithshme të parakohshme. Boll vendosën 5 veta por të vendosin shqiptarët.’